Këshilltari i LD-së, z. Nikollë Camaj konsideron se as kjo marrëveshje e partisë në pushtet me partit shqiptare nuk do të japin rezultate

Camaj: Nuk besoj se PDS do të japë komunën

Këshilltari i LDnëMZ-së në kuvendin e KU të Tuzit, Nikollë Camaj për gazetën “DAN”, konsideron se zgjedhja të cilën e ofron Kryeqyteti, që Tuzi të jenë Komunë brenda Kryeqyteti nuk është zgjidhje e mirë.

Ai tha se iniciativën të cilën disa parti shqiptare ua përcollën klubeve të deputetëve në Parlamentin e MZ, për ndryshimin e tri ligjeve që është kusht për të realizuar komunën në kuadër të kryeqytetit, si një formë e re e pushtetit lokal, është një kurth i DPS-së, në të cilin ranë edhe disa nga kolegët e tij në kuvendin e KU të Tuzit.

Sipas Camaj, komuna e Kryeqytetit nuk mund të jetë komunë e plotë përderisa për gjërat më të rëndësishme, në rast mosmarrëveshjes midis kryeqytetit dhe komunave të Kryeqytetit, vendos administratori i Podgoricës. Çfarë komunet e pavarur atëhër është ajo. Aty ska fjalë për komunë të plotë. Është bisedë vetëm për të blerë kohë që PDS-së i nevoitet aq shumë, sepse me çdo kusht donë që maqinerinë votuese të ruaj për vehtën, si dhe mundësinë e manipulimit të votave, gjë që askund nuk e realizojnë më  lehsisht se në Tuz, sidomos me fantom-votues që votojnë më shumë herë, thotë Nikollë Camaj.

Nikollë Camaj dyshon se Malësia ndokurr do të marrë komunën e plotë, përderisa të jenë në pushtet Partia Demokratike e Socialistëve. Për këtë kjo parti , siç deklaron Camaj, do të inicojë formimin e grupit për bisedime me tjera grupacione politike, të cilat do të garantojnë komunën e plotë, si të gjitha komunat e tjera, përmes procedurës së paraparë me ligj.

Menjëher pas zgjedhjeve, në mos edhe më parë, ne duhet të fillojmë një front të ri me njerëzit që u ka mbetur deri te komuna e plotë. Do të fillojmë fushatë edhe me përfaqësuesit ndërkombëtar edhe me media. Unë pres që në Podgoricë të ndryshohet diçka pas këtyre zgjedhjeve dhe shpresoj se do të ketë një klimë tjetër dhe përsona të disponuar për të zgjidhur këtë çështje, që tashmë është bërë bajate për t’u diskutuar, theksoi Camaj.

“Apsolutisht e ka humbur kuptimin që të flitet më, me ata që nuk kanë vullnet për ta realizuar këtë kërkesë tonën. Derisa të jet PDS në pushtet, ne definitivisht komunë nuk do të fitojmë. Po të kishin pasur vullnet ata këtë e kishin realizuar, nëse jo më parë, atëherë gjatë vitit 2013, për kur e kishin premtuar referendumin”, deklaroi Camaj.

“Unë megjithatë shpresoj se këshilltarët opozitar nga Malësia do të nxjerrin mësim nga e gjithë kjo dhe do ta shohin se kjo ishte një humbje kohet dhe se kjo ishte një lojë e PDS-së. Thjesht, kjo veç e ka dëshmuar se duke negociuar me PDS-në komuna e plotë nuk mund të arrihet. Ata vetëm duan votat tona pasiqë nuk mund të fitojnë shumicën në Podgoricë pa Malësi, e nuk nuk kemi asnjë arsye që të dëmtojmë Malësinë, për të shpëtuar ata!”, ka shtuar funksionari i LD.

Ai shtoi se është bërë çdo gjë që dëshmon se ky vend meriton komunën dhe çka ishte e nevojshme për të shpallë referendumin. Qofshin ato nënshkrimet elaboratet, kërkesat e tj, që dëshmojnë se ne ishim në rrugën e duhur për të fituar komunën e plotë,deklaroi ndër të tjerat, Camaj, për të përditshëm podgoricase DAN.

Albert Camaj