Principata e Arbrit, 800 vite nga shteti i parë shqiptar

Shteti i Arberit 800 vjetoriZyrtarisht, Shqipëria do të shënojë këtë vit 102-vjetorin si shtet, por, për një pjesë të studiuesve, shteti shqiptar e ka zanafillën më herët.

800-vjetori i shtetit të parë shqiptar, Principatës së Arbrit, mblodhi në Tiranë akademikë dhe personalitete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Ndonëse me një zanafillë 800-vjeçare, me institucione e ligje si çdo shtet mesjetar i Europës, për shtetin e Arbrit, sipas studiuesve dihet shumë pak në mjedisin tonë.

“Dokumenti më substancial, më i pazëvendësueshëm i kësaj periudhe vjen nga arkeologjia, është mbishkrimi i famshëm i Gziqit, që sot ruhet në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë. Mbishkrimi, e theksoj, është në latinisht, element kulturologjik i patjetërsueshëm i ritualit roman. Ai u zbulua në 1901, pra 113 vite më parë”, tha Moikom Zeqo, studiues.

Për studiuesin Pëllumb Xhufi, qëndrimi liberal ndaj fesë i princërve shqiptarë në Principatën e Arbrit përbën themelet e tolerancës fetare, që ekziston dhe sot si një nga vlerat më të rëndësishme të shoqërisë shqiptare.

N Gegaj“Ndërsa ai vetë deklarohej si katolik, Karl Topia nuk ngurroi të sponsorizojë ngritjen e kishave të Manastireve ortodokse, si dhe shkrimin e kodikëve në gjuhën greko-bizantine, gjë që flet për një fleksibilitet të madh ndaj ndienjave fetare dhe një ndjeshmëri ndaj shtetasve të tij, gjë që qëndron në themel të bashkëjetesës, që sot ekziston jo vetëm në Arbër, por në të gjitha trojet shqiptare, midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme”, u shpreh Pëllumb Xhufi, studiues.

Konferencën e përshëndeti dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Shpesh herë nëpër etapa, shqiptarët kanë bërë punë të mëdha jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët. Mirëpo ka ardhur koha kur shqiptarët duhet të kërkojnë të tyren, ta materializojnë atë dhe ta gëzojnë”, deklaroi Ramush Haradinaj, kryetar i AAK. /Top Channel/MALESIA.ORG/


I pranishëm ishte edhe Nikollë Gegaj, përfaqësues nga Mali i Zi

Nikoll Gegaj - Ramush HaradinajMe 18 prille te ketij viti ne Tirane ne ambijentet e hotelin INTERKONTINENTAL u mbajte Konferenca shkencore me teme:“SHTETI I PARE SHQIPTARE -800 VJETORI I PRINCIPATES SE ARBERIT“.Prezente ishin ftyra te shquara nga lamija e shkences,kultures,politikes,korit diplomatik dhe atij klerik nga Shqiperia,Kosova ,Maqedonia dhe Mali i Zi.Me kumtesat e veta muoren pjese 15 historian,albanolog dhe kulturolog nga keto treva, ku shumica e tyre ishin me tituj me te larte shkencor.

Organizator i Konferences ishte KOMITETI PER PAJTIMIN MMBAREKOMBETAR.Prezente ne Konference ishte edhe Nikolle Gegaj deputeti ne Parlammentin e Malit te Zi i cili eshte njikosishte edhe antar i Asamblese me te larte te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar.

I tubuome ishte edhe Harush Haradinaj lideri i Aleances per Ardhmerin e Kosoves i cili se bashkut me deputetin Nikolle Gegaj pershendeten te pranishmit duke u deshiruare suksese dhe pune te mbare.

Kjo eshte konferenca e dyte e ketij dhoji.Para 24 viteve gjegjesishte ne vitin 1990 ne organizimin e Akademise shqiptare u organizua konferenca e pare.

–Sinqerishte theme se kjo ishte nje kenaqesi dh respekte per mua qe te prezentoje dhe qe si i parapame me protokol te pershendese te ftuarite.Isha i respektuome edhe nga Komitetiti per pajtimin Mbarekombetar qe te gjindem ne pjesen kryesore te tavolines ku ishin perpose kryetarit te Komitetit Gjin Marku edhe Ramush Hradinaj,Alzan Hakaj kryetari i Unionit artistik kombetar dhe deputeti demokristian Mark Frroku.

Nikollë Gegaj