URIME PASHKËT

pashket vezeMALESIA.ORG

Urime të përzemërta me rastin e festës së Pashkëve të gjithë shqiptarëve të besimit Krishterë.

Këto Pashkë le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit; virtyte të cilat shqiptarët i kultivuan ndër shekuj.

Për shumë mot Pashkët!

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë” At Gjergj Fishta

_________________________________________________

KËSHILLI KOMBËTARË SHQIPTARË NË M.Z.

I nderuari Arqipeshkvi i Tivarit, Imzot Zef Gashi,
I nderuar Ipeshkvi i Kotorrit Imzot Ilija Janjiq ,
te nderuar klerikë dhe besimtarë të konfesionit katolik,

I nderuar popull shqiptar, dëshiroj dhe uroj që festa e  Pashkëve të jetë festë për të gjithë ne, të dërgojmë mesazhe urimi, të  bëjmë vizita të ndërsjellta, të respektojmë njëri tjetrin, ashtu siç e don tradita shqiptare.

Harmonia dhe toleranca ndërfetare te shqiptarët është vlerë e paçmuar e popullit tonë, është ambasadore e  kulturës dhe virtytit tonë në botë, të cilën popuj dhe kombe të ndryshme e shohin me kërshëri dhe dëshirojnë ta mësojnë nga ne. Ne që e kemi  duhet ta trashigojmë në brezat që vijnë.

Le të shërbej kjo festë si shenjë mirkuptimi, tolerance e unifikimi ndërmjet shqiptarëve të të gjitha besimeve,

Në emrin tim personal dhe të Institucionit që drejtoj, ju uroj Gëzuar Pashkët !

Me respekt,
Kryetari,
Genci Nimanbegu

_________________________________________________

SHOQATA PATRIOTIKE “MALËSIA E MADHE-NDERI I KOMBIT“

GËZUAR PASHKËT

Në këtë ditë të bekuar për gjithë besimtarët e krishterë të mbarë trevës së Malësisë së Madhe pa kufinj dëshiroj që në emër të Shoqatës Patriotike “ Malësia e Madhe-Nderi i Kombit “ t’Ju uroj Gëzuar Pashkët.

Le të shërbejë kjo festë për më shumë paqe e dashuri, për më shumë harmoni e solidaritet, për më shumë bashkëpunim e bashkëjetesë vëllazërore.

Sjelltë kjo festë vetëm gëzime e lumturi tek çdo familje malësore kudo që ndodhen. Edhe njëherë Gëzuar Pashkët.

Me respekt
Presidenti i Shoqatës
SYTKI NDRECAJ

_________________________________________________

Partia Demokratike

Te nderuar besimtar te konfesionit katolik dhe ortodoks

Ne emer te Partis Demokratike me rastin e festes me te madhe krishtere pranoni urimet me te sinqerta, duke iu uruar qe paqja, bekimi, lumturija, harmonija, falja dhe dashurija mbreterofshin nder familjet tuaja.
Populli ynë, me gjithë sfidat përballë, ka arritur të rreshtohet drejtë në tavolinën e qytetërimeve të kultivuara e të përparuara, duke vënë përpara vlerat e tij kulturore, njerëzore dhe nacionale.
Andaj kjo feste le te jete festa e tolerances, mirekuptimit dhe dashurise mes shqiptareve , te te gjitha besimeve te te gjitha kulturave, traditave dhe dialogut te qytetarise.
Me shpresen qe festa e ringjalljes na simbolizon nje fillim te ri, ajo na shpërfaqet edhe sot, si një detyrim, që të bëjmë përpjekjet maksimale që të ringritemi fuqishëm që bashkërisht të angazhohemi për më shumë mirëqenie dhe zhvillim në qytetin tone.

Urime Pashket!

Sherbimi per informim i PD-se!

Furra Tahiri