OJQ “Labeatët” – Shpërndarja e ndihmave financiare nga Shoqata atdhetare “Malësia e Madhe”

ojq-labeatet-donacione-sha-malesiaemadhe 01Më 18.04.2014 në lokalet e Shkollës së Mesme “25 Maji” në Tuz, OJQ ” LABEATËT” shpërndau ndihmat financiare të familjeve dhe përsonave me gjendje të dobët ekonomike të cilat mberriten nga Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” nga Detroiti.

OJQ “LABEATËT”

Shoqata atdhetare “Malësia e Madhe” nga Detroiti në vazhdën e aktiviteteve të veta kombëtare, prononcime për media, deklarata të ndryshme si dhe mbështetje financiare të familjeve dhe personave me gjendje të dobët ekonomike edhe këtë herë si shumë herave tjera, për nderë të festës së Pashkëve dërgojë një shumë të konsiderueshme të të hollave, 17.800US$.

Mbështetjet e sivjetme financiare Shoqata Atdhetare “MALËSIA E MADHE” i ka ndarë në tri kategori: 1. Familjet me pamundësi ekonomike, gjithsei 36 familje me shumë të përgjithshme prej 12.600US$
2. Individët me nevoja të veçanta, gjithsei 9 individë me shumë të përgjithshme prej 2.700US$
3. Për art e kulturë janë mbështetur 3 OJQ dhe një individ, me shumë të përgjithshme prej 2.500 US$. Të them se Shoqata Atdhetare “MALSIA E MADHE” kohë më parë ka mbështetur edhe 21 studentë me bursa, ka ndihmuar të sëmurë etj.

Poashtu “MALËSIA E MADHE” ka mbështetur edhe projekte me rëndësi Kombëtare siç janë organizimi dhe mbajtja e protestave të ndryshme për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.
Shoqata “MALËSIA E MADHE” premton se do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe më tutje.

Aktiviteti i sotëm ishte pjesë e raporteve të mira mes Fondacioni “MALËSIA E MADHE” dhe OJQ “ LABEATËT “, shpresojmë se do ta vazhdojmë bashkëpunimin përmesë aktiviteteve të natyrës së ndryshme gjithëherë në interes të mirëqenies së banorëve të Malësisë dhe diasporës.

OJQ “ LABEATËT “ është pjesmarrës në realizimin e prijektit, në pjesën e shpërndarjes së ndihmave financiare siç u cek edhe më lartë. Prandaj ne jemi mirënjëhës për besimin që na e kanë dhënë.
Të them se këtë herë Fondacioni “MALËSIA E MADHE”, OJQ “ LABEATËT “ e mbështeti në aspektin financiar me 1.000US$. Faleminderit për përkrahjen që na e kanë dhënë.

Kryetarë i OJQ “ LABEATËT “ Luigj Camaj

ojq-labeatet-donacione-sha-malesiaemadhe 01 ojq-labeatet-donacione-sha-malesiaemadhe 02 ojq-labeatet-donacione-sha-malesiaemadhe 03 ojq-labeatet-donacione-sha-malesiaemadhe 04 ojq-labeatet-donacione-sha-malesiaemadhe 05

8 Comments

  1. Urime Pashkt me dashni e bashkim i kaloshi tan populli Shqiptar.Jemi krenar per punen e shperdamjen e nimave Shoqata OJQ Labeatet FLM. U Qoft .nga Arkatari i Shoqates Atlletare Malsia e Malle Ishalla edhe zoti i nimon Malsorve me dal prej krizes Ekonomike e Politike

  2. Si nuk keni turp me thirr mediat per me shpernda ndihmat apo keni da m reklamua ju shoqat Labeatet por si duket gjith e me pak po jeni ne numer

  3. Ju po thoni se dhat per kultur,sa $ i dhat muzeut etnografik te Malsis?????

  4. Pse M, S dhe M d, chka kontribuet ju per Malesi. Ket e them per arsye se nuk do te shkrueshi negativisht per ket shoqate qe antaret e saje nga xhepi i vet japin per nevojtaret e Malesise kur mungojne nga donatoret tjere. Kollaj na bahemi “bujare” me goje, por ata po bajne sa po mujn dhe une them Zoti jua shperblefte miresine, kurse ju leni kritikat, sidomos kto te pa vend pa kuptim. Urime Pashket!

  5. apo e shifni se si punon sigurimi i shtetit si munohet me ul
    malsorin mjaft keq e kan situaten po a eshifni se po i tyrpnoni elle ma fort a nuk kisht ken ma bukur me javcua teshpija
    pa medja apor doni me u ba reklam shoqates se ini burra te mir
    si aht i fjal popullore si lopa e mir kur emjl e ne fun e derll
    elle ju jashtu boll nimoni e punoni por duhet kujdes kishte
    me e rrespektua at tjetrin s veten

  6. Per fukarat 200 a 300 dollar jam shume, po ti qe kriton on sa ke dhane. Museum in e Malesis e kem ndihmua dhe do ta ndihmojme.

  7. Besoni chi as sot, ket dite te shejte, nuk leni pa shqetsue. Mue po me shqetsoni, se shoqata bamirse nuk pse te shqetsohet, se kush ban mire Zoti ja kthen me paqe shpirtnore. Njerzit qe bajn vepra te mira, duhet te nihen mire, pa marre parasyshe dashakqijt, por mue ju qe po kritikoni po me dhimbeni se ju nuk keni sherim. Edhe ktu mrrini me fut sigurimin e shtetit, e betohem se nuk dini as i funkcionojne asnjera pale por keni ni zemer te prishun dhe kjo del ketu ne siperfaqe mas nofkave. Tyrp per ju…..

Comments are closed.