Shënohet Dita e Librit në Tuz

libraNën organizimin e OJQ “Koha Jonë” për herë të parë në Malësi shënohet Dita e Librit, me ç’rast bibliotekat e gjimnazit ”25 Maji”, të shkollës fillore ”Mahmut Lekiq” dhe Bibliotekës së Qytetit u pasuruan me 300 tituj librash.

Organizata joqeveritare “Koha Jonë” është formuar si një organizatë e pavarur, synon që përmes veprimtarisë së vet dhe organizimeve të ndryshme të promovojë kulturën dhe njohjen e trashigimisë kulturore, etnike dhe gjuhësore të shqiptarëve në Mal të Zi . Të promovojë të drejtat dhe liritë e njeriut, të promovojë barazinë gjinore, aktivitetet humanitare, aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit, të kontribuoj në edukimin e qytetarëve përmes seminareve dhe trajnimeve të ndryshme.

“Koha Jonë” është formuar nga disa të rinjë të shkolluar brenda dhe jashtë vendit si në Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë. Kjo organizatë është formuar si nevojë e qytetarëve për të patur një organizatë të tillë, që merret me problemet sociale, ekonomike, kulturore të komunitetit ku jetojmë. ‘’Koha Jonë’’ që nga themelimi ka organizuar aktivitete të ndryshme kushtuar të rinjve, problemeve sociale dhe mjedisit. Kurse para disa ditëve ajo zhvilloi dy aktivitete brenda një ditë, sepse e gjithë veprimtaria në qendër kishte librin, prandaj 23 prilli ishte data e përshtatshme.

‘’Koha Jonë’’ me 23 prill, në Ditën Botërore të Librit ka përfunduar me sukses ‘’PËR LIBRIN SHQIP’’, projekti është financuar nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave. Projekt i cili ka pasuruar bibliotekën e gjimnazit ”25 Maji”, të shkollës fillore ”Mahmut Lekiq” dhe Bibliotekën e Qytetit me 300 tituj librash të munguar, dhe botime të reja.
Në botimet e reja përfshihen autorët e pas vitëve 90-të si: Agron Tufa, Ervin Hatibi, Luljeta Lleshanaku fituese e çmimit autorja me e mirë e Panairit të Librit 2013, Bashkim Shehu etj.
Përzgjedhja e librave ka pasur si qëllim që të afrojë nxënësit dhe të gjithë lexuesit me botimet e fundit dhe leximet e Tiranës dhe Prishtinës, dhe të plotësojë mungesën e theksuar të librave që nxënësit i kanë me detyrim t’i lexojnë.
Duke qenë se libri është mënyra e vetme për të edukuar dhe përcjellë mesazhet e duhura në shoqëri, me 23 prill në darkë ‘’Koha Jonë’’ festoi edhe Ditën Botërorë të Librit në mënyre solemne. Me disa kumtesa, me pjesëmarrjen e kryetarit të Shkrimtarëve të Shkodrës Skënder Temalit, dhe me të ftuar nderi dramaturgun Fadil Kraja.
Pra, organizata joqeveritare ‘’Koha Jonë’’ nxjerr në pah mungesat dhe nevojat e shoqërisë, dhe kërkon të nxisë aktivitetet e nevojshme kulturore. Duke filluar nga nxitja për pasurimin e bibliotekave, krijimin e traditës për të festuar Ditën e Librit, dhe promovimin e vlerave letrare. Sepse vetëm përmes aktivizimeve dhe bashkëpunimeve mund të krijohen individë të mirëformuar, për të cilët çdo shoqëri njerëzore ka nevojë nëse do që të zhvillohet.

“Koha Jonë’’ deri tani ka organizuar edhe projekte tjera si ligjerata dhe seminare të ndryshme kushtuar të rinjve dhe kulturës së shqiptarëve në Mal të Zi dhe jo vetëm. Organizime të tilla janë përparësi e organizatës, dhe do të kemi të tjera së shpejti.

OJQ “Koha Jonë”

dita e librit 01 dita e librit 02 dita e librit 03

15 Comments

  1. Urime per organizimin, megjithese i organizuar ne termin te gabuar, cka edhe ishte shkak i numrit kaq te vogel te pjesemarresve! Unifikim- mu ti po Me habit qe nuk po i gjene mangesi ketij organizimit, se ne te gjitha ato organizime ku nuk e fusin hunden freterit, ti gjene mungesa! 😉

  2. E po e paverteta ne pleqni nuk qitet, kurse kush e ka profesjon shamjen te vazhdoi. Une gjej mangesi vetem te ju qe shani gjithkan e gjithchka qe ka vlera e qe nuk ka. Shkaku i pjesmarrjes se vogel asht se ka shume si puna jote qe ma doni me sha e perfole se me vlersue librin apo kulturen ne pergjithsi. Aj qe gjen mangesi chdokun, je ti me shoket tu. Nuk po gjej pershendetje ma te pershtatshme per ty se: na rroft Enveri me ndjeksit e tij, upssss desha te them rrnoft

  3. Me fal, une shava, une perfola dikë??! Apor po paragjykon ne baze te nofkes sime, se je alergjik ne kete emer?! 😉 Ehhh sikur te ringjallej Enveri- vertete gaboi ne disa gjera, por kuislingeve, si puna e disave ketu, u tregoi vendin e duhur…!

  4. Ja ka tregue aj vendin vehtes dhe ndjeksve : ne koshin e “luleve”. Sa per fyerje, heh, ktheju ketu nalt e shih me chfare etiketet mke emertue.

  5. Unifikimo- paske problem te rende me veten tende… Rilexoje komentin tim, reflekto mbi veten tende dhe do e kuptosh se une ty nuk te shava as nuk te fyeva! Madje organizimin ne fjale e pershendeta, e ti mua po me shpifesh se po shaj e ofendoj cfaredolloj organizim!? Paksa e cuditshme… Por nejse, te kuptoj une ty mire, je alergjik ne nofken time prandaj paragjykon dhe fantazon, ashtu qe te falet… 😀 e sa per Xhaxhin, vepra e tij nuk mund te analizohet bardhezi, ka te mira e ka te keqia, e as nuk eshte vendi te diskutohet ketu per te…!

  6. Ok une vetem mund te pergezoj per nofken dhe me kaq e kryeme, e bajsh me shnet!

  7. Parti-Enver,
    Sikur Shqiperia do t’i dhuronte librat re “Xhaxhi Enver” nuk e besoi se kishte pase vend me i strehue ne krejt Tuz. Ndoshta edhe librat kane perfundue ne “koshin e luleve”.
    Unifikim – Me fale se e perdora shprehjen tande.

  8. Ska problem MGS, m’vjen mire qe e perdore dha aty leje ater ku adhuruesi i tij te shkoji aty e tja baje analizat ne kollor, se u ankue ma nalt se nuk mund te analizohet bardh e zi. Tyrp per ne me adhurue diktatorin e kriminelin ma te madh qe e damtoji popullin e vet ma shum se chdo anmik i jashtem.

    • Oo Unifikimi- nese perdora kete nofke nuk dmth se e adhuroj… Por ti duket mendon se pas cdo nofke qendron nje adhurim, ose idhull! 😀 Vepra e Enverit ka anet pozitive e negative, dhe nuk do i hyje analizes me ty, se shihet se nuk je objektiv! Perndryshe, gjithmone e kam thene dhe do ta them: me mire nje enverist me zemer, sesa nje titist servil (sic ishin edhe do ‘mentor’ tu) !!!

  9. Une e kam thane ma pare dhe e perseris: Xhaxhi e Titoja nisoj si me pa da “mollen” pergjyse. Ato anet pozitive te Enverit ndoshta i ke “analizue” me ngjyra, se na tjeret qe nuk jemi analista nuk i kemi vrejt.

    • Nese ke per mentor pP, nje klerik te edukuar ne fryme titisto-jugosllave, nuk ke si ti shohesh anet pozitive te vepres shtetformuese te Enverit… E sa per molle, ju duket paskeni ngrene ne ate gjysmen e bukur dhe terheqese (por te helmuar me ‘helmin’ projugosllav)! Tung!

    • Besa ka kohe qe ta kane ‘xblue’ mentorin…. 😉 😀

  10. Te dishe sa …. e ban vetin, kishe me qeshe me vet-vetin, menon se ije tye di dichka. T’ma shihshe ftyren e qeshun tash tye shkrua, tane kishe me pase te kjarte.

Comments are closed.