Alternativa Shqiptare dhe Iniciativa Qytetare do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet lokale të 25 majit në Podgoricë dhe në Komunën urbane të Tuzit.
“Duke u nisur nga fakti se me datën 25 Maj do të mbahën zgjedhjet lokale në Malësi dhe në Podgoricë, Alternativa Shqiptare dhe Iniciativa Qytetare kanë arritur marrëveshjën që bashkë të dalin në këto zgjedhje. Ne kemi vlerësuar që BASHKË jemi më të fuqishëm, BASHKË do ti mbrojmë interesat e Malësisë dhe kombit tonë më mirë. Ky është një fillim i ri, një realitet i ri, që do i çojë shqiptaret e Malit të Zi drejt BASHKIMIT”, shkruan në faqen e ASH-së. /MALESIA.ORG/