Malësi: Pesë subjekte shqiptare për zgjedhjet në KU Tuz

Tuz Malesia 02Për zgjedhjet lokale të 25 majit në kuadër të Komunës urbane të Tuzit garojnë pesë subjekte shqiptare, të ndara në tre lista.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) në zgjedhjet lokale për KU Tuz dhe Podgoricë del në koalicion me DPS-në, Partinë Boshnjake, Partinë Liberale, Iniciativën Kroate dhe Listën për Tuz të Muhamed Gjokaj.

Koalicioni Alternativa Shqiptare (Gjergj Camaj) dhe Iniciativa Qytetare (Vasel Sinishtaj) me listë të përbashkët në KU Tuz dhe Podgoricë.

Lidhja Demokratike në Mal të Zi në zgjedhjet për KU Tuz.

Në zgjedhjet lokale në KU Tuz me lista të veta do të marrin pjesë edhe SNP dhe Koalicioni SDP-Pozitivna. /MALESIA.ORG/