“Koalicioni Shqiptar, që do të jete dhe duhet të jetë një parti mbas këtyre zgjedhjeve, ka listën më të kompletuar të prezantuar deri më sot nga subjektet politike”, shkruan Nik Gjeloshaj në faqen e tij në facebook.
“Aty gërshetohen njerëz me eksperiencë me njerëz të rinj, asnjëherë deri më sot, në listat zgjedhore nuk kemi patur kaq të rinj të arsimuar dhe të shkolluar nëpër universitet të ndryshme, me eksperienca të ndryshme, që janë të gatshëm të punojnë dhe veprojnë në të mirë të qytetarëve të Malësisë. Mund të veçojmë në këtë listë 5 të rinjë që kanë titullin Master, 2 Jurista, 7 profesora, student, që duhet dhe shumë shpejt do të jenë e ardhmja e këtij subjekti politik. Femra Malesore nuk ka qenë në një pozitë politike shumë të mirë, këtë rrallë në listën tonë kemi një numër të konsiderueshëm femrash të mirëarsimuar dhe me një të ardhme të suksesshme dhe të sigurtë.
Në Malësi ka vetem dy lista shqiptare. Koalicioni Shqiptar meriton votën tuaj për arsyet që përmënda më lartë dhe për aktivitetin e vet politik me vite me rrallë. Për këtë arsye mos nguroni të rrethoni numrin 1 në listën për Kuvendin e Komunës Urbane, ju sigurojë se keni shumë më shumë arsye për ta votuar sesa për ta mos votuar. Ne shoshitje deri në pafundësi dhe nga pritjet e medha mendoj jo relae, jam i vetëdishem se ka të pakënaqur, por vetëm edhe një listë tjeter shqiptare keni, për të tjera as mos të ju shkoj mëndja ti votoni.
Koalicioni Shqiptar është i vetmi subjekt politik që konkuron në zgjedhjet për Kuvendin e Komunës së Podgoricës, aty është nën numrin 2 dhe me ligjin e ri zgjedhor, duke përdorur aksionin afirmativ, lista e Koalicionit Shqiptar duhet të përkrahet nga votuesit e subjekteve nacionale, ku përfaqësuesi i Koalicionit Shqiptar pas zgjedhjeve do të jetë Zëri Juaj në Kuvendin e Podgoricës, bashkpunim me te gjithe sipas meritave”, përfundon Gjeloshaj. /MALESIA.ORG/