TIRANË- Krerët e ortodoksisë botërore u mblodhën sot në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Në ceremoni morën pjesë edhe personalitete të larta të vendit, si Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, kreu i parlamentit Meta, lideri i opozitës Basha, ministra, deputetë të parlamentit dhe diplomatë të akredituar në Tiranë.
Shenjtërimi i Kishës së re Katedrale, një ngjarje e rëndësishme për ortodoksinë, u krye nga Tërëshenjtëria e tij – Patriarku Ekumenik Bartolomeu i parë, me pjesëmarrjen e Fortlumturive të tyre, Patriarku i Jeruzalemit, Theofili i III, Patriarku i Rumanisë, Danieli, Kryepesokopi i Greqisë, Jeronimi, i Qipros, Krisostomi, Peshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, Nikon Liolini, Kryepeskopi i Varshavës, Sava, Patriarkut të Serbisë, Irinej dhe delegacionit të Kishës Ortodokse të Moskës.
Për mbarëvajtjen e ceremonisë së shenjtërimit të katedrales “Ngjallja e Krishtit”, policia bllokoi rrugët hyrëse për në katedrale.
Katedralja e re në Tiranës “Ngjallja e Krishtit”, e ndërtuar në qendër të Kryeqytetit në vendin e kishës së vjetër e cila u shkatërrua nga regjimi komunistë më 1967.
SHENJTËRIMI I KISHES NGA TËRËSHENJTËRIA E TIJ – PATRIARKU EKUMENIK BARTOLOMEU I PARË
Krerët e ortodoksisë botërore dhe bijëra besimtarë morën pjesë në shenjtërimin e Kishës së re Katedrale “Ngjallja e Krishtit”.
Shenjtërimi i Kishës së re Katedrale, një ngjarje e rëndësishme për ortodoksinë, u krye nga Tërëshenjtëria e tij – Patriarku Ekumenik Bartolomeu i parë, me pjesëmarrjen e Fortlumturive të tyre, Patriarku i Jerusalemit, i Serbisë, i Rumanisë, Kryepeshkopi i Qipros, i Athinës, Varshavës, si dhe kryepeshkopi Anastas.
Gjithashtu bashkëmeshuan edhe përfaqësuesit e Patriarkanave të Moskës, Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Antiokisë. Sipas Kishës Ortodokse Shqiptare, ngjarja e shenjtërimit të kishës përbën një bekim të veçantë, jo vetëm për ortodoksët e Shqipërisë, por për të gjithë vendin, dhe është një dëshmi shumë e rëndësishme e ortodoksisë në mbarë botën.
Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb
Flamuri serb ka valuar në mes të Tiranës, ndërkohë që nga kryeqyteti i shqiptarëve, Kryepeshkopi serb, Irinej, ka thënë se “Kosova është dhe do të jetë serbe”.
Gjithçka ka ndodhur sot gjatë ceremonisë së shenjtërimit të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, e ku, tok me Krepeshkopin serb, kanë marrë pjesë gjithë lidershipi institucionalë e politikë i Tiranës.
Ky lirisht mund të quhet si provokimi i radhës që vjen nga shteti amë, apo thënë më mirë pakujdesia e radhës e Tiranës ndaj ndjenjave të kosovarëve; diçka që ndodh vazhdimisht, diçka që përsëritet kohë pas kohe – herë nga ndonjë televizion, herë nga një parti politike, nga ndonjë kryetar bashkie…
Të kujtojmë se vite më parë, Goran Bregovic mori Çelësin e Tiranës, Kumbar i bashkimit të PS’së dhe LSI’së ishte Ish-Presidenti serb, Boris Tadic, pak javë më parë shqiptarët në Tiranë u harbuan me Zdravko Colicin.
Por kulmi ishte ceremonia e sotshme shenjtërimit të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.
Pse duhet ftuar në një ceremoni kaq të rëndësishme për komuniteti ortodoks shqiptar një fashist serb sic është Kryepeshkopi serb, Irinej?
Si mundet që i gjithë lidershipi shqiptar; nga Presidenti Nishani, Kryeministri Rama, Kryeparlamentari Meta dhe lideri i opozitës, Basha, të marrin pjesë në këtë ceremoni dhe t’ia puthin dorën Irinejt?
Kush ua lejoi atyre të rinjve të valojnë flamurin serb dhe të hedhin parulla kundër shqiptarëve?
Ky po që është një provokim.
Ky po që është një turp i Shtetit Shqiptar.
Ngritet flamuri serb në Tiranë
Ceremonia e shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë dhe prania e kryepeshkopit serb Irenej në këtë eveniment nuk ka kaluar pa incidente. Ndonëse Policia u kujdes duke mos dhënë asnjë leje për zhvillimin e protestave, partia Aleanca Kuq e Zi qysh në orët e para të mëngjesit ka vendosur përpara Katedrales një parrullë kundër klerikut serb Irenej.
Pankratat janë vendosur në murin rrethues të katedrales dhe në to shkruhej; “Kryepeshkopi i Serbisë, kundër Shqipërisë”, më pas ato janë hequr nga policia dhe aktivistët e Aleancës Kuq e Zi janë shoqëruar për në komisariat.
Por krahas aktivistëve të AK-së pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë janë parë edhe një grup të rinjsh serb të cilët kanë valëvitur lart flamurin e Serbisë duke nderuar me simbolet e tyre ardhjen e Klerikut Irenej.
Por nga ana tjetër nuk mungonin edhe qytetarë shqiptarë të cilët bënin thirrje që Kishës Ortodokse i duhet një Kryepeshkop shqiptar që lutjet t’i këndojë në gjuhën shqipe dhe jo në greqisht apo në gjuhë të tjera.
Godina madhështore e Katedrales është rrethuar me forca të shumta policie gjatë gjithë kohës kur kryehej ceremonia e shenjtërimit, në mënyrë që të shmangeshin incidentet.
Marku: Shenjtërimi i Kishës Shqiptare nuk mund të bëhet nga një serb
Flet At Nikolla Marku. Ai për KosovaPress sqaron pse nuk mori pjesë në ceremoninë e Shenjtërimit të Katedrales Ortodokse. Thotë se shenjtërimi i Kishës Shqiptare nuk mund të bëhet nga një serb dhe një grek.
Në një bisedë telefonike për KosovaPress, At Nikolla Marku sqaron lajmet e publikuara në emër të tij se është dëbuar nga ceremonia e Shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, që u mbajt sot në Tiranë.
Ai thotë se nuk është penguar nga askush por ka qenë dëshira e tij, për të mos marrë pjesë në këtë ceremoni, pasi nuk pajtohet me këtë akt shenjtërimi të Kishës Shqiptare për faktin se është organizuar nga klerikë antishqiptarë.
“Unë nuk jam penguar për të marrë pjesë në ceremoninë e Shenjtërimit të Katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’, as nuk kam marrë ftesë sepse ata e dinë që unë nuk u shkoj, sepse i kam thënë dhe më herët qëndrimet e mia kundër. Nesër në një konferencë për shtyp në orën 9:00 në Kishën e ‘Shën Mërisë’ në Elbasan unë do të shpjegoj edhe qëndrimin tim ndaj aktit të Shenjtërimit të Katedrales Ortodokse“ Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë. Shenjtërim do të thotë përjetësim, si akt. Por kjo ceremoni duhet të ishte bërë jo nga individë antishqiptarë që e drejtojnë sot Kishën. Ky akt shenjtërimi nuk është i drejtë sepse u bë nga një njeri që nuk është shqiptar, kryepeshkopi Janullatos, i cili për më tepër thirri klerikë nga Greqia e Serbia. Për cfarë i thirri? Për të treguar se sa i fortë është, sa pushtete ka? Kryepeshkopi Irinej njihet për deklaratat e tij kundër Kosovës, ka thënë se Kosova është zemra e Serbisë, ndaj si mund të shenjtërojë një njeri i tillë Kishën Shqiptare, kur ai është armiku i shqiptarëve dhe nuk e njeh fare dhe nuk e do kombin shqiptar,” tha pasditen e sotme At Nikolla Marku, gjatë një bisede telefonike për KosovaPress.
Qëndrimet e At Nikolla Marku kundër Kryepeshkopit Janullatos janë bërë publike edhe më herët, ku prifti shqiptar At Nikolla Marku është shprehur se Janullatos ndodhet në Shqipëri për interesat greke.
/BalkanWeb/GazetaExpress/Kosovapress/MALESIA.ORG/
Ortodokset shqiptare e gezofshin kishen e tyre. Keta mysafir jane mysafir te kishes ortodokse shqiptare e jo te shtetit shqiptare. Edhe komuniteti islamik dhe te krishtere te kene meardhenje te mira me bashkesi perkatese. Por jo, shteti shqiptar nuk asht as islamik e as i krishtere.
Mos u lodheni. Europa eshte e krishtere.
Bravo u qofte, te rinjeve serb mu ne zemer te shqiperis valvisin flamurin e tyre sepse ne kry te shtetit shqiptar jane pasardhsit e e shokut te qelbur Enver qe na e farketoj vlazerimin me shoket Jugollave , serbet na paten ndihmu me cliru shqipnin e vedosme simbolin e tyre yllin e komunizmit qe na pat pru te gjitha ato dite te bukura ne kopshtin me lule te ndertuar nga sistemi stalinisto-Hoxhist .. Ne duhet te jemi mornjohes shokcve dhe miqve serb si M. Popovic Dushanit Bllazhos e te tjerve qe na themelun partin e lavdishmer komuniste , qe po sa keta pushtetaret servile dhe pedera na e kujtun 24 majin ditn e fillimit te terrorit te kuq ……
Po prete Shqipnia serbe po percielle poj presin si Krala dete shkojne kta atje si presin e perciellin elle po valvitet flamuri i shkieve pa kurrfe vesveset paje keshtu e keme na popu shqiptar mej hi b… gjitkuj nevoj e pa nevoje
Mos te ishte ken Turku ktu, sot te tane kishim me ken shkie.
E ju shanje Turkun tash … Te lumt na me ju, qyre ku u vjen kryepopi shkja nmjedis Tiranes e va cojne tre gishta aty me kryqa e me “Kosovo je Srbija” …
Tyrp e marre ne vitin 99 masakrime vrasje dhun e tjera e tjera perjetojn shqiptart nga kta e sot ne zemer te shqiptaris valvitet flamuri serb e thohet kosova asht serbi, most flasem per vite tjera 100 vjecare, kan vdek shqiptart ky asht edi rama, po vjen koha ci tkesh tyrp ti thosh kujt se je shqiptar, te lumt At Nikolla Marku se ashtu duhet te veproj nje patriot I verrtet, po cka na lypet shqiperija natyrale mu vra ne mes te vetit a, oooo mir jena jekshtu si jena bile ki me vijej meu largua ma fort se teper afer jem se met than serbi kosova asht serbi en ship e mos me u cua kush nje kritik me ba tyrp e faqe e zez.
Per 500 vite Turqia nuk na hapi asnje te vetme shkolle shqip.Na la ma analfabetet ne Europe. Kosova ne ish Jugosllavi kishte universitetin. Nuk e duam as at Jugosllavin e as Turqine e qelbet sunduas ne shtepine toni. E ma pak Serbine. Une nuk po ndegjoj bir shqiptari qe po thot se Serbia na shpetoj gjuhen. E turkoshakat po lehin perdite per Turqine. Kejo ishte ceremoni fetare e jo shtetnore. Rrbnofte kisha ortodokse autokefele shqiptare. Se bashku me ortodokset shqiptare dhe NOLIN e madh. Turqia e Serbia ne shtepi te vete. Apo ma mire ne Kaukaz dhe Mongoli. Prej edhe kah erdhen.
ANTI-REXHA kurr skam lexue koment ma te mire prej teje, bravo se tana jane si po thue ti jektu. Skam chka te shtoj!
Ke te drejte o Anti-Rexha. Cka i ka ba turku shqiptarit sja ka ba kush. Dikur i kishim mbretnit tane, Bardyli, Genti, Agroni, Teuten …. dhe e kishim perendorine deri larte ne Danub dhe deri ne Trieste te Italise, por cka me ba, turku na shkaterroi. Historia na ka genjye deri tash se ata rromakt ci na kan sundua per njemi vjete skan qenë romak po turq….
Sa larg po kthehesh o ali, te Rroma e vjeter pagane, po shqiptaret e vertet nuk e deshten, sepse ajo Rroma e atehershme i perndjeki dhe i vrau te krishteret. Shqiptaret e vertet e besnike pranuen besimin e Apostullit Pal, pra Krishterimin te cilit i rrijn besnik edhe sot e kesaje dite. Jane ata burra e burrnesha qe nuk u perkulen as para mashtrimeve as para torturave, por u arratisen ne male per te ruejt besim e komb, per ndryshim te tjerve qe u shiten ater e po shiten gjithni edhe sot…..
Tana jan te sakta Turku 500 dhe shkjau 100 ato bahen 600 vjet sundim dhe tortur por nuk pajtohem me vellazerit tan te fes katolike ci as nje her si komentojn 1000 vjet tortur ci I kan ba rromakt ndaj neve si ilir, nuk asht ne rregull por ndasht pun per ta me ket ci permesen shkijet dhe turqit e as nje her rromakt nuk bajn as nje gje te mir vetem problem me kombin shqiptar, se tan muslimant shqiptar dhe ortodoks nuk jan te dhanun per kom por ka shum ci jan ma fort per fe dhe me kto ci fliten ne per popull dhe shkruhen ne kto portale jo serb dhe jo turq sjan aspak te mira dhe kto na coj drejt asimilimit, pra se nep vajzen pas katolikut shqiptar se I thot turk ose shkja e kshtu me rradh.
Po pse kishim me e komentue sot ata qe ka kalue mileniuma kur i kemi keto ma te freskta qe po jau shohim sot sherrin. Rroma sigurisht qe nuk asht kene pushtues i mire, se pushtues te mire nuk ka, por te pakten nuk na ka asimilue as me gjuhe as me besim as me toka sikure na e bane keto tjerat tash s’mramit. Gabim e mosnjohje asht sikure thone disa se ajo na paska ba te kshtene, e nuk e dine se ajo perandori ishte pagane e jo e krishtene.
Ka kohe qe e kam lexua diku kete “konstatim” te ketij zotnise ne stil :… Cka i ka ba turku shqiptarit sja ka ba kush! E qe ne fakt nuk mendon ashtu por pikerisht te kunderten se sna ka ba asgje… sepse mos te ishte Turku „as shehadet nuk kishim dijte me ra“. More zotni i dashtun, nuk ka kembe te mire qe te shkel qafen, qofte ajo edhe turke, pavaresisht se ndoshta ty te duket krejtsisht ndryshe. Ky instrumentalizim i paskrupullte se cili vrases ishte ma „njerezor“ ndaj nesh, ata qe na e zaptuen tokat prej Triestes e deri larte ne Danub tue shkaterrun mbreterise Ilire apo perandoria osmane e cila nuk perjetohet „edhe aq armike“ sepse ishte „shpetimtare“ se po mos ishin turqit te gjithe ne do ishim shkije! fatkeqsisht sot po zene vend ne koka te semura malesore te cilet kontekstin romak apo
apo turk po e projektojne ne perditshmenin malesore.
O i mjere! Edhe njeni edhe tjetri ishin armiq tone. Perandoria romake si armik i perbetuar mbreterise ilire, aspak nuk ishte me vrasese “njerezore” ndaj Ilireve sesa okupimi osman i trojeve tona etnike. Problemi i te kuptuemit te Turkut si armik duhet ta akceptojme ne periudhen qe ata vertet ishin si okupator dhe zaptues te trojeve etnike shqiptare, pra mbi 500 vjet! Ketu deshiroj te kujtoj ketij zotnise, se luftat kunder osmaneve i bane shqiptaret qe kishin identitet e une sa me u lehtesua zemren po i permendi disa; Isa Boletini, Haxhi Zeka, Haxhi Ymer Prizreni, Idriz Seferi, Mehmet pashe Deralla, por mos ta harrojme edhe disa malesore te devotshem
Halil Haka apo Çun Mulen ( keta i permenda posace, me i spjegua ketij zotniut se shqiptaret e besimit islam e donin Shqiperine, ishin trima dhe te vetdijshem se perandoria osmane ishte ketu okupatore dhe kishte zaptue tokat tona sikurse edhe gjyshat apo stergjyshat tane malesore qe luftuan pak ma ndryshe per Malesi se zotnia ne fjale! E mos te harroj se ndaj ketyre trimave qe luftuan per vatan perandoria osmane u sjell me ta ne menyre mizore. Haxhi Ymer Prizreni i cili ishte udheheqes i Lidhjes se Prizreni, ushtria turke ia rijepi lekuren per veprimet atdhetare te tij. Vorri i tij gjindet edhe sot ne Ulqin. Po i permendi keta burra duke ba shume faj qe nuk i permendi edhe bashkluftaret e vellaznit e tyne shqiptaret e besimit katolik VETEM E VETEM ME TE KTHIELL TY E SHUME SHOK TU TE TJERE
“Përsa i përket pushtimit të Shqipërisë nga Otomanët, edhe pse duket i dënueshëm për gjatë kohëve në këndvështrimin e patriotizmit shqiptar, ne do të shohim shumë shpejt se pa atë, raca shqiptare do të zhbëhej nën trysninë e dyndjeve të racës sllave . Na duket se raca shqiptare i detyrohet pushtimit turk për mbijetesën e saj. E ardhmja do të tregojë se cilat ishin qëllimet e Zotit, i cili bëri të mundur ruajtjen e kësaj race kaq të lartë.” prifti katolik francez Jean-Claude Faveyrial .
Paramendoni se sa” peshe ka ky argument” vetem per faktin se po citoni nje prift francez (dhe vetem per ata qe qenka prift, tash na duhet me te besua !) qe sipas mendjes tende me aresyetua se perandoria osmane na paska qene per 500 vjet „mike“ e shqiptareve dhe ajo na mbrojti per mos te behemi shkije! O mendje e „ndritur” qe na qenke.
Ndaj jush deshiroj te jam shume njerzore dhe tu rikujtoj vetem ne nje dimension kulturor (mbase ma merr mendja se ju tentoni te merreni me kulture ; më 1887 në Shqipëri ka pas tre mijë shkolla. Nga këto, një mijë e dyqind shkolla publike e private turke, po kaq shkolla greke, treqind shkolla bullgare, por edhe shkolla vllahe dhe serbe. Ndërsa shkolla shqipe ka patur vetëm një dhe ajo ka qenë shkolla me drejtor Pandeli Sotirin
Perandoria Osmane nuk e ka lejuar gjuhën shqipe. “Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në ‘perandorinë tolerante’, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar”, kete pohim e thote njeriu me I madhe I letrave shqipe Ismail Kadare . Une po e citoj ate vetem e vetem me te “zbute“ antishqipatrine tende karshi perandorise osmane. A ka gje me trishtim sesa te ndryshojsh rrenejt. E ju po deshioroni ate gje. Ju me kete po mohoni identitetin shqiptare duke ju nenshtrue logjikes shfarosese se nje perandorie qe kishte ardhe ne keto vise shqiptare si armike.
. Ma merr mendja se pas disa kohe edhe serbet (shkijet) qe kane zaptue trojet tona per shume kohe do ti arsyetojsh se na ata e mbrojten shqiptarine mos me u shperfill prej „armiqeve brenda shqiptar“ por, natyrisht mos harro ta citojsh mendimin e ndonje prifti te imagjinuar qe te jesh sa „me i besueshem“ !
Tash nuk e mora vesh a jân ardh prej Serbijet ata çi e hapën flamurin Serb ose jan Shqiptar?
Srb jan ata Dod
Po more e dij se jân Serb por kû jetojn?
Bukuri
besa mir e ke se mos tite kenun Turku sot tan kite me kenun shkije por mua me duket se ja ke pa hajrin fort turkut!!!! ???
bota e evropa po she se cka na ka ba e kun na ka lan por vet dua me ken shqiptar I pastert si para 2ooo vitesh e jo laraman her turk e her shkja e her femen e her mashkull vet jam krenar ci ata ju desht per te ardhun ketu e jo na te shkojm atje e flamurin kan me marr me vehte se nuk kan per te na e lanun aty aty na mbet kasha
Per kto mrapshtina ci po bhen ne tiran me me fen serbogreko ruse e falemierojin salem ci va hapi dyert ishim shum mir me kishen enolit ato qefale berisha don ci don me ja llen SH sebis.
A THUA PO E SHOHËN KËTË MALËSORT E MALSIS ÇI THON SE JAN PATRIOTA E BURRA E NUK E THA ASNI FJALË POR EPËRKRAHIN
TYRP
E more tu thaft krahi o anti rexha se vetem me u quajt rexhe to je anti. Kurse amfillohija ……. kishe me than amin pih he fundrrine njerzore po si mundesh kshtu me ekzistua he anti shqiptare dhe anti njeri
E ke gabue nofken o “njeri” 🙂 🙂 🙂
pershendes aleancen Kuq e Zi per reagimin ,po cpo ndoll keshtu vetem flamurit Shqiptar i mbrohet ne Kish e Xhami deri sa vehen flamujt serb grek e turk tyrp fatkeqsi ; se feja jon asht SHQIPTRI tung nga Ballisti
Me vjen keq qe turkofagasit boshnjak po I quan vellazen. Edhe po bashkepunon me ta e me Djukanovich kunder shqiptareve. Por nuk lodhem per turkoshakat e Ballkanit. Ngadale do I cojme ne Azi. Ju deshtet edhe Jevrejet se bashku me shtetin e Izraelit te I hudheni ne dete. E kritikuat NGJ kur mori shkinen e Nikshiqit, por nuk u vinte tyrp te hullni valle me boshnjake ne NE kARA-BUSH-KO- POPLJE. kUR ISHTE MILOSHEVIC U PUTHET b— SHQIPTAREVE. E TANI PO MA LAVDERONI MILAZIMIN, SHEFQETIN E AMEL KRASNIQIN. TURKOFAGASIT E BALLKANIT. Por jo, o turkofagas. Nuk dini cka jane shqiptaret.
Ne Shqiptarve na rrezikohet egzistenca nga Turqia dhe Islamizmi. Sebia e Greqia kan problemet e veta kurse Turqia ka pretendime per pushtimin e Ballkanit. Nese jo me ushtri ater nepermjet pushtimit fetar(xhami,mjekrra,shami). Kjo perban rrezik per kombin tone dhe ne asni mnyr se u valvi ni flamur serb ose grek brenda oborrit Kishes Ortodoxe Shqiptare.
Ti se pari mos abuzo me ate emer, dhe nese deshiron te zhdukish xhamiat, mjekrrat e shamiat te sygjeroj filloja me se pari nga familja e Adem Jasharit, te shohim si ke me kalua.
Rreshqit tash ne vrimen prej ka ke dale.
Adem Jashari ka luftua per shqiptari e liri dhe jo per turqi e arabi. Une thjesht nuk munee kuptoj si turkofilat plasni pas turkut,arabit e boshnjakut dhe urreni cdo gja krishtene e perendimore. Turku na pushtoi, perdhunoi, masakroi per 500vjet. Prej gjith popujve te pushtuem vetem neve na ndaloi gjuhen, shkollat, na ndau ne 4vilajete dhe pas lirimit ne ishim shteti ma i varfen dhe populli ma i prapambetun i Evropes si pasoj i pushtimit barbar dhe gjenocidal.
Epabsueme kur tethot menja jam chlirua anmikut shekulor atuneche chojn 3 gishta Serbve e Grekve ata hin lirisht ne mjedis Tiranes me flamurin e tune si te ishte shpia e tune Pa detshkojn Shqiptart ne Beograd te chelin ni zhami ose kish katolike meflamurte Kosoves ose Shqipniet mepa si dahen jekta burra me mjekra e me kruq vjerun per qafet dishrojn chkatrimin e Shqiptarizmit jekta permua jan kriminela ortodokst e Shqipnis imeritojn tana drejtat si populli tjeter por Serbt as Gekt nuk vije mej lajua me hi ne Shqipni as Kosov aspak kta meritoj respect sachna respektoj at neve kta kan hi si krumi ne moll
te lumet REXHA gja sti hjek fejalete po fletsic ashte Po keta skje kaher ci e priten Z Colicin si kral spo kane kangatare shqiptare bile shkojne edhe me flamure e valvisin pa kurre fe travet pake e shtire pore cka te beshe
S’paku Zdravko pershendeti shqip dhe nuk demostroi Serbine dhe hallet a tyne por vetem bani profesjonin e tij. Muzika asht art dhe Zdravkun e muziken e tij e kan dashte rinija chdoher, por aj nuk a politizou si ky gomari Irinej
Paci pike faqen e zeze,me gjithe shtete,servila ju,//
Anti rexha asht spiun serbiet. Kujdes nga ai. Sot po perdor AL per me depertua ne skene me damtua Malesine. Kujdes kujdes….!
E more Rogjo, mos kishte ardh turku, ti kishe me mbet vertet rogjo me mbiemen Camoviq apo ndo nje viq tjeter po hamendesoj ktu ne koment. Turku eshte vertet okupator i cili ne konstalacion te asaj kohe me padashje pra po perseris me padashje ruajti ne ate perberje racen iliro shqiptare qe ishte ne zhdukje, per arsye se ne veri gjuha kishtare ishte sllavishtja,lexo sanxhakul defteri ose regjistrin e popullesise se mbishkodres dhe shih se ne kosove shqiptaret i ke me emra sllav ne 95% te tyre, si dhe nje pjese e madhe e malesise. Kurse Kisha katolike m qender ne Tivar dhe ithtaret e saj ne mas te mire ruajten emrat dhe toponimet shqipe e qe nuk eshte rast per kosoven qe saj per ket emrave u asimiluan me shumice. kurse per jugun e shqiperise apo Toska
Toska kishte filluar te asimilohet ne grek dhe gjuha kishtare ishte greke gje qe u trashigua. shqiptaret ortodoks kishin nje fare autonomijet por prapseprap ata ishin nen autoqefalin e kishes greke dhe ata ngadal dal asimiloheshin. ndamja e kishave serbo greke ishte lumi shkumbin ku sot themi ndahe toska e gega. pra ato jane prodhime te imponuara sllavo greko ose okupatoreske. Katoliket tone ishin rrezistent ndaj ketyre dukurive asimiluese per shkak te konstelacioneve demografike dhe ndikimeve te kishave dhe nepermes fes. Dua te pohoj ktu se fiset shqiptare flisnin shqip por kleriket e larte ishin ose grek ose serb dhe feudalet ishin poashtu, shume vone fillojne te formohen principatat shqiptare me princ shqiptare qe kurorezoheshin nga po keta klerik me origjine te huaj.
Cfare do te thote kjo, sikur te kthehemi nje here ne ate kohe dhe ti analizojme rrethanat e asaj kohe, kure ndijenja e perkatesise ishin me shume fetare, e me pas fisnore kurse perkatesia kombetare dhe vetedija e perkatesise se nje kombit ende nuk kishte marr hov , sepse shume me pas fillojne rilindjet e kombeve edhe pse nuk duhet perjashtuar mundesine se kemi njerey te dritur qe kane dadhua se pervec perkatesise fetare ekziston ajo kombetare dhe vetedija qe i perket nje kombi qe ka te njejten gjuhe apo kultur ne nje teritor te caktuar. pra ne kete situat ardhja e Turkut ne nje ane vertet ndalon asimilimin e shqiptareve por ne anen tjeter ajo shkakton shperngulje masive si ne itali Turqi dhe vende tjera sllave dhe pakeson numerikisht kombin tone.
Por duhet te kuptojme se keta te fundit me padeshje e ndaluan kete asimilim dhe u ruajt gjuha shqipe neper fise iliro shqiptare duke ndaluar te frekuentuar kishat ortodokse greko sllave dhe keshtu behet ajo prerja kirurgjikale qe ne histori e quajn faze tranzicionit qe shqiptaret i gjen te percare ne dy fe dhe tri kisha(katolike ortodokse serbe dhe ortodokse greke). hyrja e turkut kjo ndarje thellohet dhe ater kemi prezent edhe fen islame dhe fiset ortodokse me shumice kalojne ne islam kurse Katoliket jo edhe aq sepse ikin neper male ashtu qe ketu ne kete faze kemi themelimin e maleve te Malesise po mu nga ata qe dikur ne rregjistrin e venedikasit figuronin se jetojne neper qytete apo vendbanime ne fushe psh Tuz santa kruz, dinosci etj.
Psh per Dinosci apo dinoshen e krejt popullata qe ishte pjesa e madhe te fese katolike dhe nje pjese e vogel te fese Muslimane shperngulet ne drejtim te Treshit kojes dhe Kuchit. ku themelohen keto male te Malesise. Psh Tuzjanet e vjeter shperngulen ne lugne te yona te hotit Lugine te moraces dhe lijeva rijeke, Ketu nuk ka edhe aq rregull sepse fiset nga gruda shperngulen n drejtime te njejta sikur fiset tjera qe kane lidhje farefisnore me hot. Dinosha e re e merr emrin me ardhjen e turkut. Dinosha eshte quajt grude ose qyetze, fisi i pare qe vendoset pas ardhjes se turkut ne dinoshen e boshatisur jane fisi nga jugu i shqiperise qe kishin fe ortodokse(nuk jane te sakta thanjet se jane origjine bullgare). me pas fiset tjera qe jane shperngul nga dinosha pjeserisht fillohen te kthehen
kthehen ne shtepiat e veta te boshatisura, dhe keshtu edhe konvertohen ne fe islame pas nje kohe te caktuar. e njejta gje ndodhe edhe me Tuzin qe kthehen fiset e vjetra tuzjane qe kishin ikur ne hot apo gjetke. Cfare do te thot kjo Turku i lejon mbajtjen e fes krishtere. Fiset shqiptare fillojne te bejne ndarjen e tyre nga sllavet duke u konverutar ne fe islame dhe te distancohen nga ish okupatori. Por ketu sduhet harruar se jomuslimanet paguanin xhizjen – taks per jo musliman gje qe me kohe behet e rende dhe duke thurrur ketu edhe ndikimin e ulemes dhe posteve pse jo edhe privilegjeve apo mundesive per te lehtesuar jeten ne konverohena ne Musliman dhe behen populli i tret me ndikim ne perandorine osmane dhe perseri ata rikthejne dominimin mbi sllavet, pra permes Turkut.
Duke analiyuar me kujdes shihet qart se shqiptaret bukur mire dine te shfrytezojne turqin per rikthimin e pozicionit te vet te humbur me pare nga rromaket te cilet i pervetesuan duke ja dhane fen e vet Krishtere e me pas mbi sllavet. kaotliket shqiptare jane meritor kych per ruajtjen e gjuhes sepse ne kishat e tyre vetem se kishte filluar predikimi ne gjuhen shqipe apo amtare te fiseve te tyre dhe afersia e tyre me fise tjera qe u konvertuan i ben qe edhe muslimanet shqiptare te flasin gjuhen e vet ne yonat ku ata jetoni apo te them me mire ne qytete. kshtu qe kohabitimi Musliman e katolik nder shekuj ruajti shume mire gjuhen dhe me ate traditat tona e me ate edhe kombin tone. Gje qe na ben neve pjese ose formule e pandashme e perberjes senje kombi sikur H2O qe ben ujin, apo
Kur thue i pervehtesuen Rromaket duke ju dhene fene e vet te Krishtere, per te cilen kohe flet?
apo njara pa tjeter nuk prodhon ujin as Katoliket pa musliman dhe anasijedhtas nuk perben komb shqiptare. sigurisht se ketu ka ende ma shume me thane por shkurtimisht kjo eshte ajo qe ne e quajm Malesi dhe ne na lidhin shume e shume gjana mes veti ma shume se me te tjere turq sllav apo rromak. Prandaj ne duhet te dime ta ruajme kete trashigimi me fantizem se ne trungun tone kombetare jeni nje gjak nje komb e kemi nje prejardhje. Ne ne lashtesi te vonshme tone kemi kohabitua shume leht mes veti se me breza ishim shume afer. ashtu qe vellezrit njeri ishte katolik apo ortodoks e tjetri musliman. Pra tan jemi te vetit dhe u lutem mos shani ma u lutem….!
Harrova te them nje informate ne lidhje me emrin e lumit Cem—– lumi CEM apo (ZEM) para ardhjes se Turkut qyhej lumi BARBANA kurse Turku ja ndryshon emrin dhe jep kete emer ZEM, apo si e quajne vendasit CEM. fjala ZEM ne gjuhen arabe – do te thote (UJË). shini hartat e vjetra dhe vertetohuni vet te fala dhe u dua shume tanve sa ini musliman e katolik e malesort e mi
Labeat, nga kjo qe ke than ti mund tket te verteta, por kto jan vec supozime, ndoshta kishte ndodhe, ndoshta e ndoshta.
Kjo po bien kshtu: Je rrugez duke ecur, ne pjesen e rrugez tande, dhe vjen nje kamion dhe me qellim te shkel. Ti mbetesh gjalle e permer, sakat, i dobt i pazhvilluar … Nderkohe ne spital mjeket zbulojne se kishe nje tumor nga i cili ndoshta do te vdisje sikur ate mos ta kishin zbuluar gjate intervenimeve nga plaget e marra nga kamioni.
Kisha shprese se do te lexoje pergjegjjen e Ali_Al-Albanit por ai per nje ceshtje apo tjeter na u konvertua e u ba Labeat. atehere, tue e u marre me kete shkrim u ballafaqova me nje problem edhe me te madh. Jo me ate qe cdo fjali qe e shkrua e shkelmon ate paraprake, por me problem edhe me te madh; me ate te sistemimit e „dijes“ supozoj te Ali_Al-Albani apo Labeatit. Por, mbi te gjitha qellimi im eshte me i gjet pikat qe na perpjekin ne dhe jo ato qe deshiron te na ndajne ju dhe mua si malesore. Labeat, ne tekstin tend e kam me pas shume veshtire me I gjete ato pika por i kam dhane vetes detyre me i gjete ato!
Po te shpaloje pak si „dijetare“ se paska fillue me u kthjellua, por besa edhe me e nderrue mendimin e me u kthye ka KIBLA – shqiptaria! ). Ti tash po konstaton „… se Turku vertete ishte okupator dhe padashje po e perserise padashje ruajti ate racen iliro shqiptare…. „ dhe atehere nuk vonon shume por e vazhdon “… se raca iliro shqiptare ishte ne zhdukje e siper!” Dmth. Erdhi turku dhe na shpetoje. Dua te rikujtoj se Arberia ketij depertimi turk i bani balle me nje rezistence te papare me heroun tend dhe tim te perbashket Skenderbeun. I cili u kundervu asaj ushtri osmane e cila na „paska ruejt racen iliro shqiptare.
Dua ta ilustroj kete te dhene per lexuesin tone te nderuem se heroi yt dhe imi i perbashket arrijti ne vitin 1444 te beje Beslidhjen ne Lezhe apo te njohur si Beslidhjen shqiptare, per lufte kunder perandorise osmane. Skenderbeu e bene kete beslidhje po ate vjet kur behet sulltan, Sulltan Mehmeti II. pas abdikimit te pare te babes se tij Sulltan Muratit te II. vete Sulltan Mehmeti i II apo MEHMET FATIH i cili vetem pas vdekjes se heroit tend dhe tim Skenderbeut e zaptoj perpos tjerash edhe Arberine ( ATHUE PER MERITA TE KETIJ QE NA E KA RUEJT RACEN ILIRO SHQIPTARE I ESHTE DHENE EMRI I TIJ MEDRESES NE MALESI?! ) Ne kete kohe kur Arberia luftonte kundra ketyre qe „na e ruejten padashje racen“ diku ne vitin 1462 doli FORMULA E PAGEZIMIT. Ky ishte kode shqip kundra atyre qe ti po i mbron
sot! Ata qe dolen me kete formule na mundesuen TY DHE MUE SOT TE SHKRUEJM SHQIP DHE JO SLLAVISHT DHE MOS TE BEHEMI SLLAV!
Se sa ka ky shkrues qasje perjashtuese shihet qarte kur flet per kishat shqiptare duke I quar “kishat e tyre”. Mos u perjashto nga ky “mexhlis” kombetare o Labeat se ka me te hanger ujku! Kishat dhe xhamiat ne trojet shqiptare jane edhe tuat edhe te miat e kurreesi jo te TYNE , ato jane TONAT. Sepse aty u ruajt dhe u kultivua gjuha dhe shkrimi shqip. E ate kultivim nuk e lejonte ajo perandori qe po i del zot ti sot.
Dua te qortoj se eshte fjala me e bute qe mund te thom tashpertash. Substancen tone iliro shqiptare na e ka ruejt Kanuni i Lek Dukagjinit i cili na mundesoj qe ti perballohemi me sukses atij perbindeshi qe e kishte okupua Shqiperine. Dua me te ndihmue ne mendimin tend kur te duesh me mbrojte perandorine osmane diku ne rrethe qe ke deshire te mbetesh i mencim. Se ishte Kanuni prag i pakapercyeshem qe perandoria okupues mos te hyj ne shpia shqiptare (se token e kishte zaptue) e detektoj edhe perandoria si e tille. Mbi dyqind vjete ne Shkoder e kishte instalua institucionin juridik te quajtur XHIBAL per ta studjua deri ne themel te drejten zakonore. Perderi sa nuk kishte mundesi me fut ne te elemente otomane, ajo zbuloj elementin ushtarak qe i printe fisit, dhe e instaloje institucionin e baj
bajrakut dhe bajraktarit. Por, kete institucion shume shpejte e futi prap nen kontroll familja shqiptare duke sankcionue BENË ( me ba be bajraktari para fisit te vet se nuk do te tradhetoje dhe as nuk do te punoj per interesa te turkut- lexo perandorise otomane). Dua prap me te ndihmue mos me rreshqit ne synimet tua te mrapshta; ne jug te Shqiperise (qe eshte pak me e gjere se harta politike e sotme; pra e permbledhte edhe pjesen e Maqedonise se sotme dhe shkonte deri ne Cameri) nuk kishte fise prandaj ajo kishe qe po e quan ti sllave greke (nuk me cudite aspak ky qendrim se keto jane qendrime te shkences sllave lidhur me zaptimin e kishave shqiptare) por, moskonvertimi i tyre (se ti »e din« ndoshta se kombi eshte formue shume vone) beri qe ajo pjese e shqiptarise te rezistoje edheperkund
edheperkunder Kodit te Car Dushanit edhe perkunder nderrimit te toponomise, te ruhet gjuha dhe mbi te gjitha te rezistohej okupatori. A ke ndegjua ndonje here per kishen ortodokse uniate? Eshte ajo pjese e kishes ortodokse qe ka Vatikanin qender ( e nese nuk ke ndegjua eshte mire me lexua nje reviste shqiptare qe del ne jug te Italise prej Papa Antoni Bellushit dhe quhet Lidhja, dhe pas kesaj do e kuptosh se ai shkrim yti rreth kishave eshte belbzim yti. Por, hajt se atje eshte larg, por po te afroj ma afer. A ke dijeni se Patriarkanen e Pejes e kane ruejt fisi i Gashit mos me e shkaterrue turqit ( jo shteti turk i sotem por ai te cilit i del zot ti!) A thue pse e kan dhane besen me e ruejt, per ata qe ishin klisha sllave??? JO . por te kunderten.
Mos i kerko lidhjet me ata qe nuk na…
Mos i kerko lidhjet me ata qe nuk na lidh gjaku, se gjaku yt dhe imi eshte nje, ai eshte shqiptar dhe ashtu do te mbetet.