Partia Demokratike e Hashim Thaçit është fituesja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Thaçi garanton në këtë mënyrë mandatin e tretë qeverisës, ndonëse me vështirësi për qeverisje.
KQZ ka informuar se janë numëruar mbi 94.27 % e votavedhe PDK ka marrë mbi 31.24 %, pasuar nga LDK e Isa Mustafës me 26.12 %.
Në vendin e tretë renditet Vetëvendosje e Albin Kurit me 13.73 %.
Në vend të katërt renditet AAK e Ramush Haradinajt me 9.65 % të votave, ndjekur nga NISMA e Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt me 5.36 %.
AKR e Behgjet Pacollit nuk ka arritur të kalojë pragun, prej 5 % të votave, duke marrë vetëm 4.72 % të votave të përgjithshme. /MALEESIA.ORG/