Shqipëria e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën kualifikuese për Euro 2016, duke e mposhtur 1:0. Portugalinë.
Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur ta shënojë një nga fitoret e saj më të mëdha.
Kuqezinjtë triumfuan 1:0 kundër Portugalisë midis Aveiros, përmes një paraqitjeje tejet të mirë.
Heroi i këtij triumfit të Shqipërisë ishte sulmuesi Bekim Balaj i cili realizoi golin e vetëm në minutën e 53-të.
Balaj realizoi një supergol me vollej pas asistimit fantastik nga Odise Roshi.