Danaj: Tuzi është territor Shqiptar

koco-danaj-foto-rts-1378472652-362369Kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale Koço Danaj deklaroi se i ka derguar leter të hapur Qeverisë së Malit të Zi, ku ai shpalosi platformën për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm, në të cilin gjendet gjithashtu edhe një pjesë e Malit të Zi, ku theksoi se ajo platformë “ofron paqë” raporton RTMZ.

Nga Qeveria kanë thënë se MPJ nuk do të komentojë mbi pikëpamjet që nuk pasqyrojnë politikën zyrtare të Shqipërisë, sidomos, sipas mendimit të tyre, qëndrimet konservatore.

“Mali i Zi dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe në bazë të mirëkuptimit të ndërsjellët, partneritetit dhe bashkëpunimit, të cilat janë përforcuar më tej nga orientimi i përbashkët strategjik në lidhje me BE-në dhe NATO-n” deklaruan nga Qeveria.

Danaj i ka dërguar gazetës “Dan” tekstin e një letre të cilën ua ka dërguar qeverive të Malit të Zi, Serbisë, Greqisë, Maqedonisë, në të cilën thuhet se nëse serbët e Bosnjës dhe Hercegovinës mund të insistojnë në shkëputjen e Republikës Serbe dhe aneksimit të saj me Serbi, atëherë munden edhe shqiptarët nga Mali i Zi të këmbëngulin për vetëvendosje dhe për një të ardhme të përbashkët me shtetin amë Shqipërinë.

Ai deklaroi se shqiptarët janë rast unik në Evropë, për shkak se “Shqipëria zyrtare është i vetmi vend në Evropë i cili ka përgjatë kufijve të saj vetë vehten”.

Sipas fjalëve të tij është e pakuptueshme që Qeveria e Malit të Zi nuk i jep Tuzit statusin e Komunës, ndërsa një status të tillë i jep Gucisë e cila ka një popullsi vetëm prej 1700 banorësh, e që kjo është shumë më pak se Tuzi.

“Unë duhet të bëjë një korrigjim ndaj fjalëve të cilat përdorohen në zhargonin e poltikanëve serbë,grekë,maqedonas dhe malazezë. Kur ata flasin për bashkimin e shqiptarëve, e përdorin fjalën e “Madhe”. Unë jam anti-fashistë prandaj e pranoj “Shqipërinë Natyrale”, që do të thotë Shqipëria në kufijtë e saj natyrore. Këto janë kufijtë e publikuara nga Kuvendi i Vlorës më 28 nëntor 1912. Sa i përket komunitetit ndërkombëtar, unë e di se ajo dëshiron paqë në rajon, kërkon stabilitet në rajon dhe për këtë arsye filloi të mbështesë idenë për bashkimin e shqiptarëve. Është e rëndësishme që udhëheqësit e “Shqipërisë Natyrale” nuk e mbështesin dhunën, pra motoja e tyre është me të gjithë në lidhje me çdo gjë”, theksoi Danaj.

Ai beson se ideja e “Shqipërisë Natyrale” qetëson rajonin, stabilizon situatën dhe sjell mundësi për të stabilizuar vendet e tjera, siç është Bosna dhe Hercegovina.

“Në të kundërtën, do të vazhdojë destabilizimi i rajonit, sepse do të veprojnë forcat radikale. “Shqiperia Natyrale” nënkupton zëvendësimin e boshtit të Beogradit e Athinës në trekëndëshin Beograd Tiranë Athinë, pas bashkimit të Kosovës dhe pjesëve të tjera të trojeve shqiptare me atdheune Shqipërinë “, përfundoi Danaj.

Albert Camaj