Kryeministri Milo Djukanovic ka paralajmëruar se para rikonstruktimit të paralajmëruar të Qeverisë malazeze, do të ftojnë në bisedime edhe kryetarët e partive shqiptare, të cilat në nivelin shtetërorë janë në koalicion me DPS-në, mëson Portali UL.info.
Djukanovic ka thënë se do të kërkojë që përfaqësuesi i partive shqiptare të jenë në krye të Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave.
Kryeministri do të insistojë që partnerët e tij të koalicionit, fillimisht të plotësojnë vendet ndihmëse në ministri për të cilat më herët kanë treguar interes.
Dy koalicionet e subjekteve shqiptare; “Forca për Bashkim” (Forca – Iniciativa Qytetare – Levizja Perspektiva) dhe “Koalicioni Shqiptar” (PD-LDnëMZ-ASh) të përfaqësuara nga Genci Nimanbegu (Forca) dhe Fatmir Gjeka (PD) kishin nënshkruar përkrahjen ndaj shumicës parlamentare të udhëhequr nga DPS e Milo Djukanovic-it, në zgjedhjet parlamentare në vitin 2012. /MALESIA.ORG/