Nju Jorku, është mikëpritës i festivalit të III-të të Javës së Filmit Shqiptarë

filmi shqip nzEdicioni i tretë i AFW-së do të zhvillohet në kinemanë AMC në Manhatan

Nju-Jork, në këtë edicion i cili po organizohet nën drejtimin e Nil Production ku me këtë rast do të prezantohen 47 filma të  inematografisë shqiptare  dhe dy filma nga produksioni i huaj. Të cilët do të konkurojnë për 10 çmime  në kategoritë të ndryshme.

WEST VILAGE – MANHATTAN NYC : Qyteti i New Yorkut është i njohur për  pseudonimet që ia dhënë si “Big Apple”ose “Qyteti që nuk fle” dhe “Qendra e Universit”, është mikëpritës i festivalit të III-të të Javës së Filmit Shqiptarë. Në mes të gjithë kësaj, Java e Filmit Shqiptar, është parë nga organizatorët dhe themeluesit e saj si një ngjarje e mrekullueshme kulturore e cila nisi me festivalin e parë të këtij lloji për industrinë e filmit shqiptar në Amerikë, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë me moton “100 filma në 100 vjetorin”.

Misioni ynë thotë Mrika Krasniqi themeluese e këtij festivali – është për të transformuar mënyrën se si njerëzit shohin kulturën shqiptare nëpërmjet filmit. Vizioni ynë tha ajo është që të promovojë mirëkuptimin kulturor dhe për të inkurajuar zhvillimin e artistike dhe rritjen.

Java e Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është festivali i parë i këtij lloji. Nëpërmjet veprave të ndryshme të filmit, producentë dhe regjizorë, aktorët dhe artistë shqiptarë nga vendorigjina dhe diaspora synojnë për të paraqitur vlerat kulturore dhe historike të kombit shqiptar dhe udhëtimin të kinematografisë shqiptare. Misioni tyre është për të transformuar mënyrën se si njerëzit shohin kulturën shqiptare nëpërmjet filmit.

“Java e Filmit Shqiptar” nisi, sot në Nju-Jork dhe në këtë edicion do të marrin pjesë filma shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe filma nga vende të tjera, dhe ato të prodhimit nga shqiptarët e Amerikës, të cilët me produksionet e tyre, kanë trajtuar ngjarje shqiptare, ose luajnë aktorë shqiptarë.

“Albanian Film Week” , është një aktivitet kinematografik i kinemasë shqiptare, që për të tretin vit me rradhë në muajin nëntorë po mbahet në Nju-Jork, për promovimin e kinemasë dhe kulturës shqiptare në SHBA. Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, dy përfaqistë tona në New York – Misioni i Përherëshëm i Shqipërisë – në OKB dhe Konsulltata e Përgjithëshme e Kosovës personalisht nga Konusullja e Përgjithshme Vlora Çitaku, si dhe një numër i bizneseve Shqiptaro Amerikane.
Edicioni i tretë i AFW-së, kësaj rradhe zhvillohet në Manhatan, në kompleksin e kinemave AMC në Nju-Jork e cila gjendet në pjesën e poshtme të qytetit – aty ku çdo natë ku gjallëron jeta kulturore artistike, botërore.

“Në këta dy vjet janë shfaqur më shumë se 150 filma shqiptarë të të gjitha kohërave që nga themelimi i Kinostudios shqiptare e deri në ditët e sotme. Aktiviteti në dy edicionet e tij ka pasur më shumë se 10 mijë spektatorë dhe vitin e fundit të zhvillimit të tij arriti suksesin e madh që përveç publikut pati edhe pjesëmarrje të personaliteteve të kulturës amerikane” thotë organizatoria dhe  themeluesia e këtij festivali Mrika Krasniqi.

Dhe, shtonë se :”-Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork edhe këtë edicion po organizohet nën drejtimin e Nil Production ku me që rast do të prezantohen 47 filma të kinematografisë shqiptare dhe dy filma nga produksioni i huaj. Si edhe viteve të tjera në programin tonë është përfshier filmi i gjatë, filmi i shkurtër dhe ai dokumentar. Festivali jonë si zakonishtë do të zhvillohet në muajin Nënëtor prej 21 deri më 27 në një ndër teatrot më prestigjioze në botë,aty ku bëhet shfaqja e blackbosterave amerikane, në AMC Theatre”

Krasniqi theksonë se arsyeja që ne kemi zgjedhur një teater me kaq prestigjozë është që ti japim mundësi artistëve dhe filmit shqiptar, që të vlerësohet dhe trajtohet në nivelin më të lartë si asnjëherë më parë. Ndërsa shprehet shumë e lumtur që këtë edicion ka një pjesmarrje massive të artistëve shqiptar gjithandej botës, artistë të cilët kanë bërë emër në fushën e kinematografisë, siç janë: Ernest Meholli, Blerim Destani, Astrit Alihajdari, Arben Bajraktari, Mike Dusi, Blerim Gjoci, Antoneta Kastrati, Lendita Zeqiraj, Spartak Pecani, Ibrahim Deari, Alban Zogjani, Genc Berisha, Senad Abduli, Suela Bako, etj

Në karpetin e kuq të festivalit në ceremoninë e hapjes “parakaluan” mbrëm natën e parë, duke u fotografuar , dhe dhënë intervista, aktorë, producentë dhe regjizorë, veprimtarë të dalluar të komunitetit, personalitete të filmit, kritikë, adhurues të filmit, e të tjerë, të cilët jo vetëm që do të promovojnë kinemanë shqiptare – por gjatë kësaj jave edhe do të kenë mundësinë të njohinë nga afër kinemanë shqiptare, e po ashtu do të organizohen edhe seminare të ndryshme ndërmjet kineastëve të rinj shqiptarë në Akademinë e Filmit në Nju-Jork,.

Java e Filmit Shqiptar” në New York City nisi me filmin “Back Gone”, me regji të Ernest Meholli dhe filmi The Journey me Drejtor filmi: Jack Dusi shkruar nga: Jack Dusi, Mike Dusi, rolet kryesore: Mike Dusi, Xhevat Limani, Adriana Matoshi, Blerim Gjoci . Këto filma ishin për natën e parë, si një pjesë e kësaj nate të veçantë në hapjen e “Javës Shqiptare të Filmit” AFW, e cila do të zgjasë nji javë deri më datën 27 Nëntorë.

40 filma janë në seksionin zyrtar Competition dhe nji Albanian classic, 2 special screening dhe 4 noncompetition. Kategoritë e filmave që do ti prezantojnë kineastët shqiptarë janë: Filmi i gjatë, filmi i shkurtë dhe ai dokumentarë. Zhanret janë nga më të ndryshmit; drama, triller, comedi, aksion etj të cilët do të nderohen me çmimet përkatëse.
47 filmat në nji javë do të konkurojnë për 10 çmime në kategoritë e mëposhtme:

Film më të mirë
Film më të mirë të shkurtër
Film Dokumentar më të mirë
Aktori më i mirë
Aktorja më e mirë
Muzika më e mirë
Kamera më e mirë
Skenari më i mirë
Producenti më i mirë
Çmimi i publikut
Regjisori më i mirë
Dhe editori më i mirë

Beqir SINA, New York City