Skandaloze: Fushata kundër diskriminimit e cila diskriminon shqiptarët

billbordat tuzMinistria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave para disa ditëve ka filluar një fushatë me moton “Mbështes, respektoj, përfaqësoj njeriun”, e cila promovon Ligjin kundër diskriminimit.
Po kjo ministri ka vendosë dy billborde edhe në Tuz, por që të dyja janë vetëm në gjuhën malazeze.

Ministria e cila do duhej të mbronte te drejtat e njeriut dhe pakicave është pikërisht ajo që po diskriminon shqiptarët dhe gjuhën shqipe, ku në një vend siç është Tuzi, kryeqendra e Malësisë, ku shumica dërmuese është shqiptare, promovohet ligji kundër diskriminimit e në fakt me po të njëjtin diskriminon.

Kryetari i Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit, Fadil Kajoshaj, për portalin malesia.org shprehet se për të dhe subjektin që përfaqëson, kjo është e papranueshme dhe patolerueshme, e sidomos kur kjo vjen nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave.
Megjithatë ai shprehët se me këtë çështje do duhej të merren subjektet politike shqiptare të cilat janë pjesë e pushtetit qendrorë.

Për këtë çështje, përmes postës elektronike kemi kontaktuar edhe Kryetarin e Komunës urbane të Tuzit dr. Abedin Axhoviq, por nuk ka kthyer ndonjë përgjigje. /MALESIA.ORG/

billbordat tuz 01 billbordat tuz 02

Furra Tahiri