Pas ndërprerjes disa mujore filluan serish punimet për ndërtimin e funeralit të Malësisë në fshatin Vuksanlekaj.
Siç kanë njoftuar nga Këshilli për ndërtimin e funeralit, ndërprerja e këtyre punimeve kishte ardhur si rezultat i mungesës së lejes për ndërtim dhe zgjedhjes se çështjes ligjore të pronës.
Udhëheqësit e Këshillit për ndërtimin e këtij funerali shprehën se tashmë zotërojnë të gjithë dokumentacionin ligjor të pronës të cilin e gëzon vëllazëria e Vuksanlekajve si dhe lejen për ndërtimin e objektit, raporton TV Boin.
Ata sqaruan se objekti financohet nga qytetarët e Malësisë dhe diaspora malësore kurse asioni për grumbullimin e të hollave është në vazhdimësi në gjithë territorin e Malësisë.
Sipas fjalëve të Këshillit, objekti i funeralit parashihet të përfundoj në muajin maj dhe do të shërbej si Qendër Funerale për gjithë malësorët.
Objekti i funeralit ka një sipërfaqe prej 875 m2. /MALESIA.ORG/