ZV/ministri i Kulturës të Republikes së Shqipërisë Ing. Zef Çuni viziton Muzeun etnografik të Malësisë

IMG_7416Vizita e një qeveritari të lartë të republikes së Shqiperisë në muzeun etnografik të Malesisë (Lekaj –Tuz –Mali i Zi) ka më shumë se 12 vite që kerkohej , që pritej e deshirohej nga zoti Shtjefen Ivezaj pronari ,themeluesi ,mbledhesi dhe promovuesi i vlerave historike ,arkeologjike ,kulturore dhe etnografike . Një deshirë të tillë e kishin pasur edhe banoret autokton të Malesisë të mbetur nën Malin e Zi ,pasi gjatë ketyre 12 viteve i vetmi shtetar (lokal) që e kishte vizituar e vlersuar disa herë Muzeun etnografik ka qënë N/Prefekti i Malesisë së Madhe zoti Sytki Ndrecaj. Per ketë “aresye “ vizita e paralajmruar e Zv/ministrit të kultures të Shqiperisë ing. Zef Çuni prej ditesh pritej me mjaft interesë. Kjo vizitë nese mundemi ta quajmë historike per muzeun dhe vlerat që mbartë kjo mrekulli autoktonie , u realizua siç pritej me daten 06 shkurt (2015) pas një ftese “zyrtare” që i kishte bërë zoti Nikollë Camaj në emër të Lidhjes Demokratike të Malit Zi ,Zv/ministrit të Kultures z. Zef Çuni. Në pergatitjen e kesaj vizite , një kontribut të vlersueshem kishin dhënë edhe gazetari i Tv-Koplikut ,dhe botuesi i revistes “FJALA”, z. Gëzim Vuçaj dhe kryetari i shoqates atdhetare “Malesia e Madhe ,Nderi i Kombit” z. Sytki Ndrecaj ,të cilet e shoqeruan Zv/ministrin e kultures z. Zef Çuni gjatë gjithë vizitës së tij. Së pari zoti Çuni u prit në piken doganore të Hanit të Hotit nga “mikpritësi” z. Nikoll Camaj ,ku së bashku ju drejtuan Muzeut etnografik në Lekaj ,ku i priti “babai” i muzeut z. Shtjefen Ivezaj me bashkeshorten e tij Gjyste Ivezaj ,si dhe dhjetra malesorë e veprimtar shqiptar. Per të pritur Zv/ministrin kishin ardhur edhe perfaqesues të ambasades shqiptare në Potgoricë. Zoti Zef Çuni pas preshendetjeve të rastit me të pranishmit vizitoi të gjitha dhomat e muzeut ,ku si një njohes i mire i matrialeve arkeologjike ,kulturore ,historike dhe etnografike tha se unë e dija se zoti Shtjefen kishte ndertuar një muzeum me mjaft vlera per kulturen e historinë e ketyre trojeve shqiptare ,por tani që po i shoh me sytë e mi po e kuptoj se kjo është një mrekulli shumë më e madhe se sa e kisha menduar. Eksponatet arkeologjike , mjetet e veglat e punes , koleksioni i armeve , veglat muzikore e sidomos veshjet autoktone (si xhubleta e çakçiret e tjer) janë matriale kaq të shumta e cilesore sa do ti kishte lakmi çdo muze. Vlera dhe rendesia e ketij muzeu shumfishohet ,kur e shikon se ketë mrekulli e ka ndertuar një njeri i vetem ,me emrin Shtjefen Ivezaj , i cili së bashku me bashkëshorten e tij ka sakrifikuar gjithshka nga jeta e tij per tu lenë ketyre trojeve dhe brezave që vijnë ,ketë monument të pavdekshem të historisë e kulturës , ku siç dihet kultura nuk i benë dem askujt… Zoti Zef Çuni gjatë vizites së muzeut shoqerohej nga bashkeshortja e tij mesuesja dhe intelektualja znj. Vera Çuni ,vajza e muzikantit dhe kompozitorit të madh shkodran të ndjerit Mark Kaftalli. Si gjithnjë në keso rastesh ,viziten e shoqeruan medieve të ndryshme si TV-Boin , TV-Kopliku , Portali Malesia.org , Albdreams.net. etj ,ku Zv/ministri i kultures ju pergjigj interesimit të ketyre medieve me një “konferencë” shtypi të improvizuar. Gjatë fjales së tij zoti Zef Çuni tha se ne si shtet amë do të kujdesemi dhe do të bejmë të gjitha perpjekjet (fqinjesore dhe ato ligjore nderkombetare) per të ruajtur dhe promovuar muzeun dhe vlerat kulturore e historike që mbartë ky muze . Ne tha ai do të bejmë ç’është e mundur per të bashkerenduar me ministrinë e kultures të Malit të Zi punen tonë në ruajtjen dhe ndihmen per ketë muze. Zoti Çuni me tej tha se ministria e Kultures së Shqiperisë do të dergoj disa ekspert per të klasifikuar e vlersuar nevojat e muzeut dhe inventarit të tij arkeologjik dhe etnografik. Gjithashtu ai premtoi se ky muze nuk do të jetë vetem i Malesisë së mbetur nën Malin e Zi ,por do të jetë edhe një muze i Shqiperisë , gjë që tregon per obligimin që do të ndermarrë qeveria dhe shteti shqiptar në një kohë mjaftë të afert. Zv/ministri i kultures e tejkaloi dyfish kohen e planifikuar per të vizituar muzeun , ku gjatë kesaj kohe ,ai (dhe bashkeshortja e tij) bënë shumë fotografi dhe filmime të muzeut ,per ti paraqitur pranë ministrisë së kultures. Zoti Çuni vizitoi edhe biblioteken , koleksionin e aparateve fotografike (pasi Shtjefni per rreth 40 vite kishte qenë fotograf profesionist), si dhe fototeken që permban mijera negative fotografish ,per të cilet premtoi dixhitalizimin e tyre së bashku me ato të fototekes Marubi në Shkoder.Pas vizites së muzeut Zv/ministri i kultures së Shqiperisë vizitoi edhe shtepinë muze të heroit të popullit Dedë Gjon Luli (në Traboin). Në ketë muze ai u njoh me disa fotografi të rralla të ketij heroi ,me një xhamadan të Kolës ,djalit të Dedë Gjon Lulit , si dhe me disa orendi shtepiake e tjer që i perkasin vetë heroit dhe familjes së tij të shuar per Shqiperinë…Duke u kthyer nga vizita që beri në shtepinë muze të heroit popullit , Zv/ministrit i terhoqi vemendjen kulla familjare rreth 200 vjeçare e Vuksan Lekës, të cilen u ndalua per ta vizituar. Ai me syrin e një profesionisti të pagabueshem të kesaj fushe e vlersoi si një monument të radhë të historisë e kultures të shqiptarëve të ketyre trojeve. Zv/ministri i Kultures së Shqiperisë ing. Zef Çuni gjatë të gjitha ketyre vizitave , beri shumë fotografi me mikpritesit dhe shoqeruesit e ketij aktiviteti në objektet perkatëse .

Tuz, 06 shkurt 2015.

Pergatiti Ndue Bacaj – Koplik