Faik Konica, 140 vjetori i lindjes

faik konicaKur polemizonte Konica?

( Në 140 vjetorin e lindjes )

Pjetër Jaku

Kur zemrohej Konica, zbrisnin “Rrufete e Zeusit” mbi cilindo që t’i dilte perpara. A ishin zemrime te menduar a të rastësishme?A i kërkonte Konica gërr –mërrët e grindaveceve si Gasper Jakova, apo ishin të pashmangshme? Si u përballej Konica dhe pse i nxiste polemikat me personaliettete të të njëjtin nivel, si rasti me Mustafa Krujen? Pse zemrimi i Konices arrinte deri aty sa shkoi me Nolin?!( 12 vjet pa folur me njëri-tjetrin, 1925-1937! Pse tw shkonte deri nw kwrkesen autoriteteve amerikane te emigracionit, që të mos e lejonin të hynte me në Amerikë. E kë? Mikun me të cilin kishte bërë shumë punë të mira)? Pse Konica e mbylli Gazetën “ Albania” dhe erdhi në Amerikë? A e njihte ai Nolin dhe si e njihte? Kush e priti dhe ku e mbështeti veprimtarinë e tij në Amerikë? Pse ai s’u shkëput asnjëherë nga “Vatra” dhe “Dielli”, edhe pse për disa vite jetoi e punoi jashtë Amerikës? Ku dhe si jetoi ai tri vitet e fundit të jetës së tij? Kujt i kishte borgje dhe pse i mori Vatra detyrimet e tij? A ishte Konica një përsonalitet i dyzuar, ku brenda tij kishte një Konicë normal dhe jashtë, një Konicë pwrherw të kollarisur, me një sqimë prej fisniku snob? Pse ai nuk e pranonte ndryshimin kur vinte prej te tjerëve e nuk pranonte të ulej, qoftë edhe për një rast të vetëm në nivele tw tjera, si njohes profesionist i karaktereve?! Cila ishte diplomacia e tij në jetën private? Nese Noli iu drejtua Kishës, për të bërë diçka në të mirë të vetes dhe të vendit të tij, ç’bëri Konica në këtë aspekt? Pse e ndryshoi mendimin për Zogun dhe në çfarë rrethanash? A e nxiti ai Nolin, ose e përkrahu, të kthehej në Evropë dhe Atdhe, me një qëllim të qartë? Ç’përfitim do të kishte Konica, nëse Qeveria e Nolit do të jetonte më gjatë se 6 muaj? A i kishte menduar Konica këto dhe a punonte për të arritur diku? A kishte ambicie politike Konica, falë njohjeve me disa përsonalitete evropiane dhe amerikane? etj.etj pyetje si këto, qw kwrkojnw deomosdoshmwrisht analizen e studiuesve profesionist tw pwrsonaliteteve. Konica kishte disa dhunti natyrore brenda tij, por si i drejtoi ai ato? Në cilën prirje shkëlqeu?Ai ishte prozator dhe poet, publicist klasi dhe eseist, estet dhe kritik letrar, ishte përkthyes dhe njohës i shkëlqyer i lëtersisë botërorë dhe asaj shqiptare. Po cila qe vepra e plotë e tij?! Pse Konica kishte ato mendime për Luigj Gurakuqin? A kishin ato të bënin me Nolin? Ku bazohej Konica që të publikonte në Gazeten “ Dielli” të datës 12 nentor 1925, pikërisht këtë tekst, të thënë fjalë për fjalë: “Luigj Gurakuqi ishte njeri pa patriotizëm dhe pa ndërgjegje, armik i bashkimit kombëtar dhe i kuptimit modern të shtetit, intrigant, prapanik dhe i errët”. 

Pas një shkëputje afro dhjetë vjeçare, Noli mbrrin në Amerikë me 4 Maj 1930, i zhgënjyer nga Revolucioni i Qershorit 1924 dhe i rraskapitur nga “bredhjet’ nëpër Europë, përherë me mllefin ndaj Ahmet Zogut dhe me deshirën për ta shpëtuar Shqipërinë. Pas mbërritjes në Bosotn, me 9 Maj të po këtij viti, i drejtohet jetës kishtare në Kishën e Shën Gjergjit, ku më 11 Maj mbajti Meshën e pare.

Zemërimi i Konices u egërsua, kur në fillim të vitit 1931, Gazeta Amerikane “ Boston Post”, ne te cilen Noli botoi një shkrim që përulte ndjeshëm përsonalitetin e njohur të Konicës, sikur Faiku ishte gjetur i dehur. Gazeta “ Republika” e Nolit, pasi “Dielli” e kishte “përjashtuar” nga faqet e saj, publikoi shkrimin me titullin degjenerues “ Njeriu i natës dhe i turpit” të përkthyer në shqip, pikërisht për të ulur figuren, tashmë të një diplomati të njohur dhe të vlerësuar në qarqet diplomatike të vendeve më të mëdha të botës. Kjo ishte një goditje, jo vetëm për Konicën, por edhe për Legaten Shqiptare. Pas kësaj, Faiku shkoi në Depertamentin e Shtetit dhe e akuzoi atë si komunist. Natyra dhe temperamenti i Faik Konices, nuk mund të lejonte askënd ta nëpërkëmbëte dhe diskreditonte emrin e tij.

A duhet kërkuar një nga shkaqet e armiqësisë së tyre, mbështetja ose jo e Ahmet Zogut në krye të Qeverisë Shqiptare? Sigurisht që po! Noli luftonte kundër Zogut me disa argumenta të publikuar, ndërsa Konica bënte thirrje për ta mbeshtetur, si të vetmin njeri që mund ta bënte Shqipërinë, siç edhe e bëri të njohur në qarqet ndërkombetare. Përmbysja e Ahmet Zogut, sipas Konices mund të vinte vetëm si rezultat i ndonjë komplloti kundër jetës së tij, por, – thekson ai: “ Unë në kompllote s’bëhëm shok i askujt.”

Konica kishte bindjen e padiskutueshme, se edhe komplloti ishte në dëm të Shqipërisë, ai do të sillte shkatërrimin e shtetit. Noli, edhe pas kësaj, boton një artikull kundër Vatrës, në gazetën “Liria Kombëtare” nr.8, duke arritur në përfundimin, se në luftën kundër tij ( nënkupto Konicen ), e marrë fjalë për fjalë: “…ca njerëz, që kishin lëftuar gjeri die, sot janë të lodhur dhe i hothnë armët. Mundet.Po ka edhe ca të tjerë, truri i të cilëve është ntrashur dhe s’janë të zotë të kuptojnë kur një lodrë merr funt.”

Polemika tashmë kishte degjeneruar në sharje, sidomos në vitet e njohura 1931-1932. “Diellit” nuk doli inati për shumë kohë me krijuesin e tij , Nolin, që tashmë gjysma ishte kundër gjysmës, por sido që të ishte, të dyja gjysmat sillin zhvillim. Në numrin e saj të datës 16 maj 1930, “ Dielli” ironizonte Nolin e kthyer në Amerikë si një rreckaman të lodhur e drobitur nga ecejakët e shumta në kërkim të vetes, për t’u riktheyr te shkopi i Peshkopit, siç e vinte në lojë Lazer Shantoja, i cili ironizonte pikërsiht kështu: “ Qesh o pagan! Zhivo, o mjekroç i pamjekër, o pop i pabishtalec, o peshkop i pashkop, o fetar i pafe, o imzot i pazot, o nacionalist internacionalist, o toskë gegofob, o shqiptar (grek-bullgar-levantin)… O faqe me nder, o Fan Nol!” (NJ, Jeta e Fan S. Nolit, f. 71)

Për veprimtarinë e tij në Evropë, Noli pati shumë komente negative, në të cilat u mbeshtet Konica, për ta akuzuar si komunist bolshevik, si ajo e shtatorit të vitit 1927, që pranoi ftesën për të marrë pjësë në festimet e dhjetë vjetorit të Revolucionit Socialist e disa raste të tjera, ku Noli kishte qënë i pranishëm.

Sa i takon polemikës më Mustafa Krujen dhe pyetjeve që Konica i kishte bërë atij publikisht, në Gazetën “ Dielli” Nr. 2963 (506) te datës 19 janar 1926, nuk ia vlen të flitet, pasi ato ishin, pothuajse krejtësisht në planin përsonal.

A ishte Konica një përsonalitet që mund të gdhendej siç e donin shqiptarët në imagjinaten e tyre? Kurrësesi jo! A do ta donin ata lexuesin e madh, me mbi 90 përqind tw shqiptarve analfabet? A do ta donin ata publicistin Konica, ndërkohë që për të lexuar gazetën, kwrkohej një i shkolluar! A do ta donin ata enciklopedistin dhe albanalogun që njihte botën, kur ata nuk dinin kufitë e vendit të tyre?!

Për shumë nga këto Konica u mundua ta çlirojë Nolin nga e barra e humbjes se Revolucionit të Qershorit.

Nje polemikë dhe një rfefleksion i Konicës dhe Nolit:

FAIK KONICA: Fan Noli, si fshatarak i pagdhëndur i Ballkanit që është, me gjith’ llustrën e jashtme intelektuale të tij, kujton se njeriu as munt as ka të drejtën të zhvillohet; dhe ajo që ish dhjetë vjet më parë duhet të jetë medoemos edhe sot. (1931)
—-FAN NOLI: Faik Beu, kur godit, s’ka turp nga çpifja më e poshtër, kur përkëdhel, s’ka turp as nga lëvdata më groteske. Kur e goditte Ahmedin (Zogun), na e quante analfabet. Sot që e përkëdhel, na e lëvdon si mbretin më të kulturuar të botës. (1931)

—-FAIK KONICA: Fan Nolit, njeriut që ka lojtur një rol aq të madh në lëvizjen tonë dhe është aq i njohur, mund t’i përmendet emri pa ndonjë titull si një figurë historike, pa hyrë nonjë pakësim nderimi në këtë mungesë titulli. Me Fan Nolin merrem kurdoherë vesh më lehtë, se flasim një gjuhë. (1938)
—-FAN NOLI: Faik Konica ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të pavarësisë së Shqipërisë. Ishte sigurisht mjeshtri më i madh i prozës shqipe.Për më tepër ishte njeriu që rizbuloi flamurin e vjetër shqiptar të Skënderbeut. Këta janë tre tituj që edhe kundërshtarët e tij më të hidhur nuk do të ëndërronin t’ia mohonin. (1942)

Pak biografi:

I lindur në Konicë, më 15 mars 1875. Mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke.Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë.Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta.

Me 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A.

Me 1909 F.Konica, si u mbyll revista “Albania” në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A.ku drejton gazetën “Dielli” edhe më pas gazetën “Trumpeta e Krujës”.

Me themelimin e Federatës “Vatra”, më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj.Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë.

Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës “Vatra”. Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A.Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.