Deputeti i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu, ka deklaruar se kjo parti nuk i përkrah ndryshimet e ligjit për shpronësim, njofton portali Ul-Info.
Me këtë propozim ligji parasheh që Qeveria e Malit të Zi mund ta marr pronën private edhe para pagesës së dëmshpërblimit.
Kryetari i Kuvendin malazez Ranko Krivokapic ditë më parë kritikoi këtë propozim, duke thënë se ligje të tilla ekzistonin në kohën e Stalinit.
Mirëpo deputeti tjetër shqiptar, Nik Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare, në gazetën Vijesti, të 22 prillit, pati deklaruar se e përkrahë këtë propozim ligj të Qeverisë. /MALESIA.ORG/