Organizata OSHTIMA nga Tirana, sjellë 280 libra për Gjimnazin “25 Maji” në Tuz
Shkruan: Luigj Camaj
Është titulli i projektit të përbashkët i Organizatës “OSHTIMA” nga Tirana dhe OJQ “LABEATËT” nga Tuzi ( Malësi e Madhe, pjesa nën Malin e Zi ). Kohë më parë ( pranvera e vitit 2014 ) nga ana e Organizatës OSHTIMA u zhvillua aktiviteti “ Një libër për Strugën “. Veprimtari e cila kishte si objektivë ndërgjegjësimin mbi gjendjen e shkollave shqipe jasht kufijëve zyrtarë të Republikës së Shqiperisë. Aktivistët e OSHTIMËS mblodhën nga donatorët e ndryshëm 400 tituj të letërsisë shqipe të cilat i dhuruan Shkollës së Mesme Publike “Dr Ibrahim Temo” nga qyteti i Strugës.
Ngjashmërisht me projektin e lartëpërmendur OSHTIMA në bashkëpunim me OJQ “LABEATËT” ndërmorri hapat në realizimin e projektit me titull: “Një libër për Tuzin”. Aktivitetet e projektit i udhëhoqi Komisioni i projektit: Për Oshtimën: Aulona Hamzarja, Armando Boçe dhe Arbër Bilbili Ndërsa për OJQ “LABEATËT”: Anton Lulgjuraj dhe Luigj Camaj.
Projekti “Një Libër për Tuzin” u realizua më 15.05.2015. Nga Tirana u sollën 280 tituj të dedikuar IP Gimnazit “25 Maji”, Tuz. Projekti u përfundua me sjelljen e librave nga ana e Armand Veizaj, Aulona Hamzarja dhe Arbër Bilbili.
Në këtë mënyrë biblioteka e gjimnazit tonë u pasurua me një fond solid të veprave të autorëve shqiptarë. Struktura e këtyre librave është nga më të ndryshmet: vepra letrare që shërbejnë si lektyrë shkollore ( prozë e poezi ), vepra nga historia kombëtare shqiptare, nga arti e kultura etj.
Shumica e kësajë literaturë mund të prëdoret si lektyrë shkollore për lëndën: gjuhë dhe letërsi shqipe si dhe nga fusha e historisë tonë kombëtare.
Këto janë vepra të autorëve më eminentë të letrave shqipe ( shkrimtarëve, poetëve, shkenctarëve, publicistëve, historianëve, etj ).
Ky ishte projekti i përbashkët mes dy shoqatve mike, me shpresë se rraportet mes nesh do të jenë të vazhdueshme dhe të suksesëshme.
Gjatë realizimit të projektit hasëm në përkrahje dhe mirëkuptim edhe nga ana e drejtorisë së gjimnazit dhe nga ana e doganave në pikat kufitare Han i Hotit dhe Bozhaj.
OJQ “LABEATËT” falenderon Organizatën OSHTIMA për bashkëpunimin në realizimin e projektit “Një Libër Për Tuzin” me shpresë se do vazhdojmë me projekte të përbashkëta edhe më të mëdha.
Mbas përfundimit të aktivitetit vizituam ujëvarën Niagara në lumin Cem si dhe Muzeun Etnografik të Malësisë.
Luigj Camaj