Kishte shkuar për të festuar maturën, mbytet në Budva 18-vjeçari nga Shkreli
Një 18-vjeçar nga Shkreli i Malësisë së Madhe është mbytur në ujërat në territorin e Budvas.
Sipas informacioneve i riu me iniciale D.K kishte shkuar në Malin e Zi për të festuar maturën.
Trupi i të riut u gjet nga autoritet malazeze disa orë pas mbytjes.
Nuk dihen rrethanat sesi i riu shqiptar është mbytur.
Ngushëllime familjes! /MALESIA.ORG/
