Shpërngulja e shqiptarëve nga Mali i Zi paraqet një problem shqetësues. Regjistrimi i fundit tregon se më shumë se gjysma e popullatës shqiptare jeton jashtë vendlindjes, kryesisht në Shtetet e Bashkuara. Kjo dukuri është më e theksuar në dy qytete të njohura historike, Tivar dhe Rozhaje, ku disa fshatra janë boshatisur plotësisht. Rënia e vazhdueshme e numrit të banorëve, siaps analistëve, do të ndikojë dukshëm në të ardhmen e këtij komuniteti. /VOA/MALESIA.ORG/