Në seancën e sotshme të Kuvendin të Republikës së Kosovës kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngritur shqetësimin për problemin e demarkacionit me Malin e Zi dhe ka akuzuar Hashim Thaçin për këtë problem.
Haradinaj ka fajësuar Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe kabinetin Qeveritar se i kanë dhuruar tokë Malit të Zi, transmeton Express.
“Zoti Thaçi dhe Qeveria i kanë dhanë një tokë Malit të Zi. Thaçi e ka kriju këtë problem dhe ai duhet ta riparojë”, tha Ramush Haradinaj.
Sipas tij Kosova dhe Mali i Zi kanë nevojë për fqinjësi të mirë dhe jo të kenë probleme me vijën kufitare, vijë e cila është demarkuar në vitin 1974.
“Nëse ka dikush ka bjeshkë me i dhonë le ta jep pronën e vet dhe jo bjeshkët e Kosovës”, ishte mesazhi i Haradinajt.
Grupi parlamentar i AAK-së kërkuan të shtyhet diskutimi pasi që kabineti Qeveritar dhe Hashim Thaçi nuk ishin prezentë. /Express/MALESIA.ORG/