Një 28-vjeçar me iniciale R.B. është plagosur me armë zjarri sot në Tuz.
Konflikti me armë zjarri ka ndodhë rreth orës 10:00, me ç’rast R.B. nga Tuzi-Malësia ka mbet i plagosur.
Jozyrtarisht mësohet se i plagosuri gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Nga policia nuk kanë njoftuar nëse është kapur autori i plagosjes së 28-vjeçarit. /MALESIA.ORG/