Shqipëria shkelë dhe Francën

shqipria vs franceShqipëria ka mposhtur me lojë dhe rezultat Francën në miqësoren e zhvilluar në “Elbasan Arena”, këtë të shtunë.

Pas barazimit 1:1 në nëntor në Francë, fitores ndaj kombëtares së Ronaldos në Portugali dhe një ndeshje të shkëlqyeshme kundër italianëve, Kombëtarja jonë shkelë Francën në Elbasan dhe dëshmon se është një ekip i cili mund të rrëzoj çdo kombëtare.

Ergys Kaçes në minutë e 43-të vendosi fatin e ndeshjes, takim që në fakt u dominua dhe tregoi se ishte Shqipëria ekipi që donte dhe kërkonte më shumë këtë fitore.

Por përtej rezultati, ajo që rrit shpresat për pjesëmarrjen në Euro 2016 ishte paraqitja e skuadrës, e cila pati edhe disa raste të tjera për të shënuar golin e dytë. Edhe njëherë kjo ndeshje tregoi formën e jashtëzakonshme të djemve të De Biasit, por që merita shkon edhe për trajnerin italo-shqiptar.

ergys kacePër t’u shënuar, fakti që ky ishte suksesi i parë në histori për Shqipërinë ndaj Francës, edhe pse një takim miqësor.

Kombëtares tonë në këtë ndeshje i munguan disa nga lojtarët kyç, në mungesë të sulmuesit Gashi dhe me 50% te mbrojtjes standarde ndërsa Franca në përbërjen e sajë kishte emra të mëdhenj të futbollit botërorë, siç janë Lacazette i Lionit, Giroud i Arsenalit, Griezmann i Atletiko Madridit, Evra i Juventusit, Varane i Real Madridit, Pogba i Juventusit etj.

Tifozat e kombëtares tonë nga Tuzi-Malësia, ashtu si dhe në ndeshjet e kaluara kishin udhëtuar në Elbasan në përkrahje të Kuqezinjve. /MALESIA.ORG/

 

Grupi i tifozave nga Tuzi-Malësia
Grupi i tifozave nga Tuzi-Malësia