Abetarja Kombëtare në gjuhën shqipe, e cila përdoret në shkollat në Shqipëri dhe Kosovë, si mjet mësimor do të përdoret edhe në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi . Ky është propozim që Instituti për tekstet shkollore dhe mjeteve mësimore dë të ja dërgojë Këshillit Kombëtar të Arsimit, njoftohet nga Ministria e Arsimit të MZ.
Grupi punues për analizën e programeve shkollore për arsim në gjuhën shqipe, i cili është themeluar më 6 qershor 2015, zhvilloi një takim në të cilin diskutuan strategjitë dhe planin e Grupit Punues.
” Grupi punues është formuar për të diskutuar programet shkollore për lëndët mësimore që janë të rëndësishme për ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi: gjuhës dhe letërsisë shqipe, historisë, gjeografisë, natyrës dhe shoqërisë, kulturës muzikore dhe artit figurativ, elimininimin e mangësive në tekstet shkollore si dhe shqyrtimin e nismave të ndërmarra nga Këshilli Kombëtar i shqiptarëve në Mal të Zi “, njoftohet nga Ministria e Arsimit.
Malesia.Org