Shqiponjat fitues të liges komunale të Malësisë

IMG_9970Tuz-Malësi (21/06/2015) – Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet e fundit të liges komunale të Malësisë. Organizatoret e liges ishin Mr Leon Dukaj dhe Mr David Junçaj.Kjo lige zgjati afer 3muaj, filloi në muajin mars me plot 12 ekipe ku çdo javë janë luajtur ndeshjet e parapara në kalendarin sportiv të kësaj lige. Ky aktivitet ka bashkuar ekipe nga të gjitha shkollat fillore të Malësisë siç janë: Shkolla fillore Bashkimi Skorraq, Shkolla fillore Mahmut Lekiq Tuz, Shkolla fillore 29 Nentori Dinosh, Shkolla fillore Gjergj Kastrioti Skenderbeu Triesh.Ekipet e paraqitura kanë treguar vullnet,motiv dhe talent por mbi të gjitha edhe një kulturë sportive.

Liga komunale e Malësisë është përmabajtur rregullave të futbollit të vogel. Kater ekipet e para të rënditjes tabelare u kualifikuan për në play off, gjysem finale dhe finale. Për vendin e trete luajten ekipi Dobri Momci dhe Pioniret ku ekipi i pionireve fitoi me rezultat 3-2 dhe fituan vendin e tretë. Ndeshja me emocionuese e gjithë liges ishte finalja ndërmjet Shqiponjës dhe Buducnostit ku mblodhi një numer të madh shikuesish, Në këtë ndeshje finale ekipi i Shqiponjes fitoi me rezulatatin 1-0 ndaj buducnostit dhe kështu u shpall kampioni i parë i liges në shkollat fillore të Malësisë. Portieri më i miri i liges u shpall Nik Ivezaj nga ekipi i Shqiponjës, ndërsa golashënuesi më i mirë me plot 18 gola ishte Ervin Corovic nga ekipi Dobri Momci. Traineri më i mirë për këtë vit ishte Prof Driton Dedivanaj i cili drejtonte ekipin e Shqiponjës. Oranizatoret e liges u shprehen tejet të kënaqur me ecurinë e liges duke arritur plotësisht qellimin dhe objektivat e këtij evenimenti sportiv. Në fund u ndanë edhe falenderimet për secilin qëka kontribuar dhe mundësuar që kjo lige të mbahet sipas projektit të organizatorëve të cilët ishin: Drejtoret e shkollave të Malësisë, Dr Abedin Axhoviq, Dedë Nikprelaj, Mark Gjolaj,Kenan Pepiq,Enis Beqaj,Top logistic si dhe referat Zef Gjelaj dhe Edmond Berishaj. Liga komunale e Malësisë la një përshtypje të veçantë dhe një motivim të madh nga pjesmarrësit që të vazhdojnë edhe viteve të tjera. Kjo është edhe njiheri planifikimi i organizatoreve që kjo lige përcjell gjenerata të reja vit pas viti….

Sherbimi per Informim i Liges

IMG_9881 IMG_9888 IMG_9889 IMG_9902 IMG_9914 IMG_9916 IMG_9934 IMG_9938 IMG_9946 IMG_9948 IMG_9951 IMG_9962 IMG_9963 IMG_9966 IMG_9970 IMG_9974

 

Furra Tahiri