Përfaqësuesit politik të shqiptarëve, bashkohen rreth Kongresit të DPS-së

gjeka-gjeloshaj-zenka-cunguZenka, Cungu, Gjeka e Gjeloshaj mirënjohje dhe përkrahje për Djukanovic-in dhe DPS-në

Javën e kaluar në Podgoricë u zhvillua Kongresi i 7-të i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), në të cilën Milo Djukanovic u rizgjodh kryetarë i partisë.

Në këtë kongres të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e partive shqiptare, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka, kryetari i Forcës Nazif Cungu, kryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetar i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj.

Deputeti i ASH-së Nik Gjeloshaj i cili edhe në emër të Forcës e përshëndeti kongresin, tha se partitë shqiptare edhe kësaj here kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit partive të koalicionit të udhëhequr nga DPS, transmeton televizioni shtetërorë i Malit të Zi.

Kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka ka uruar që pas këtij kongresi DPS-ja të dalin edhe më e fortë dhe më e mençur. Sipas tij, pakicat kanë ditë të çmojnë të gjitha ato që DPS ka bërë për ta.

Kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka tha se DPS-ja arriti të krijojë partneritet me partitë e pakicave, duke përmendur se kryetari i DPS-së dhe kryeministri i Malit të Zi Milo Djukanovic ka kontribuar në krijimin e shtetit multietnik. Ai shtoi se Shqiptarët do të vazhdojnë të jenë partner, sidomos në realizimin e integrimeve euroatlantike.

Përderisa për më shumë se dy dekada është DPS-ja partia kryesore e cila udhëheqë qeverinë e Mali tët Zi, e cila nuk respekton të drejtat themelore dhe premtimet ndaj shqiptarëve, janë partitë shqiptare ato të cilat i shprehin mirënjohje dhe premtojnë përkrahje partisë së Djukanovic-it, e kështu duke u bërë pjesë e politikës diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe duke shkelë votën e fituar në emër të “shqiptarizmës”. /MALESIA.ORG/