U promovua libri “Shqiponja e shqetësuar”, i autorit Gjelosh Junçaj

IMG_0587Më 19.08.2015 në QIK “Malësia” në Tuz, u bë promovimi i veprës së dytë të profesorit, Gjelosh Junçaj, me titull “Shqiponja e shqetësuar”.

Junçaj në vitin 1997 në Prishtinë botoi poezitë e tij me titull “Lule në shkëmb”.
Pas librit të parë, i cili u prit shumë mirë nga lexuesit brenda dhe jashtë vendit, z.Junçaj nuk ndalet së vepruari dhe përgatit veprën e dytë, po me aq dashuri, me po aq mall për nënën, për vendin e vet, për tokën dhe gurët, për burrat dhe burrneshat, për trimat dhe heronjët shqiptar.

Në fillim regjisori tashmë i mirnjohur, mr.Idriz Gjokaj interpretoj njerën nga poemat e përgjedhura të veprës “Shqiponja e shqëtesuar”.

Opinionin e vet për vepren e Junçaj e dhanë doktoranti e studiuesi, Anton Gojçaj, Naim Prelvukaj nga Gucia, si dhe profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Nikollë Camaj.

Ndërsa në pamundësi që të jenë present në promovimin e librit Dr.Don Lush Gjerjgji dhe z. Frano Kulli dërguan shkresë urimit autorit të cilat i lexojë moderatorja e këtij promovimi Tina Lulgjuraj.

Siç praktikohet në takime të tilla, fjalën e pati edhe autori i vepës së promovuar,z.Gjelosh Junçaj i cili falënderoi dhe përshendeti të pranishmit.

Në  fund familja Junçaj, shtroi një koktei modest për të pranishmit.

Malesia.Org

IMG_0585 IMG_0588 IMG_0590 IMG_0595 IMG_0597 IMG_0600 IMG_0607 IMG_0608 IMG_0614 IMG_0615 IMG_0617