Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë është sulmuar sonte me gurë gjatë protestës e cila po zhvillohet në Podgoricë.
Sulmuesit ndaj ambasadës nuk janë arrestuar.
Ambasada Shqiptare në Podgoricë, gjatë 3-4 viteve të fundit është sulmuar disa herë, megjithatë asnjëherë nuk janë kapur sulmuesit.
Deri me tani, nuk ka asnjë reagim nga partit shqiptare. Interesante se partia boshnjake ishte e para qe dënoi sulmin ndaj Ambasadës Shqiptare.
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar ndaj sulmit të verifikuar mbrëmjen e së shtunës ndaj ambasadës shqiptare në Podgoricë.
“MPJ dënon sulmin e sotëm ndaj Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Podgoricë nga demonstrues huliganë”, thuhët në një reagim për mediat.
Dikasteri numër një i diplomacisë shqiptare i bën thirrje autoriteteve të Malit të Zi që të marrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e godinës së ambasadës.
“Kjo, për të siguruar aktivitetin e saj normal dhe integritetin e personelit, si dhe për të nxjerrjë përgjegjësit e këtij sulmi para drejtësisë”, vijon njoftimi. /MALESIA.ORG/