Një platformë e iniciuar nga shoqatat Malësia e Madhe nga Michigan-i dhe New York-u, e cila kishte për qëllim unifikimin e subjekte politike në Malësi, duket se nuk ka fituar përkrahjen e partive shqiptare që veprojnë në Malësi.
Platforma e nënshkruar nga koordinatori i këtyre shoqatave, Ëjllo Berishaj, i është dërguar Lidhjes Demokratike në Mal të Zi – Dega e Malësisë, Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Iniciativës Qytetare dhe Alternativës Shqiptare.
Jozyrtarisht mësojmë se data e nënshkrimit të kësaj platforme politike ishte caktuar për 28 Nëntor, por siç duket një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Ende nuk ka ndonjë njoftim rreth shkakut të dështimit të kësaj iniciativë./MALESIA.ORG/