Në ambientin e jashtëm pranë Qendrës Funerale të Malësisë në Vuksanlekaj do të përurohet shtatorja e Nënë Terezës, donacion ky i aktivistit nga SHBA-të, Marash Nucullaj.
Ceremoniali i inaugurimin do të zhvillohet ditën e diel, më 6 dhjetor, pranë qendrës funerale në Vuksanlekaj.
Lexoni komunikimin e Këshillit organizativ:
Të nderuar qytetarë të Malësisë,
Me respekt Ju lajmërojmë se të dielën, më 6 dhjetor 2015 në orën 14 do të bëhet përurimi i shtatores së Emblemës së kombit shqiptar dhe gjithë botës liridashëse, të Lumturës Nënë Terezë.
Zbulimi i përmendores do të bëhet para Funeralit të Malësisë në Vuksanlekaj. Pjesëmarrja Juaj në këtë ngjarje e zmadhon festimin.
Me respekt,
Këshilli i përurimit,
në emër të donatorit zotit Marash Nucullaj