Urime festën e Krishtlindjes

urime_krishtlindjen_headlinePortali MALESIA.ORG uron gjithë shqiptarët e besimit Krishterë gëzuar festën e Krishtlindjes. Paqa, dashuria, shëndeti e lumturia mbizotërofshin në familjet tuaja.

Ashtu si na shërbyen ndër shekuj, le të na shërbejnë këto festa për forcimin e bashkëjetesës, harmonisë e mirëqenies duke
qenë më pranë njëri-tjetrit pa dallime të përkatësisë fetare.

Për shumë mot!
——————————————————————-

KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

Urim për Krishtlindje

Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik ju uroj gëzuar Krishtlindjet.

Të nderuar besimtar, të nderuar shqiptar kudo që ndodheni, festat janë një rast i shkelqyer, për të bërë vizita të ndërsjallta, për të përcjellur dashuri, respekt, e unitet ndër shqiptarët e të gjitha besimeve, uroj që kjo traditë të vazhdoj përgjithmonë.

Edhe njëher,

Gëzuar dhe për shumë mot!

Me respekt,

Kryetari i Këshillit
Genci Nimanbegu