Sot në Parlamentin e Malit të Zi me shumicë votash kaloi propozimi për statusin e ri të Tuzit/Malësisë, Komunë në kuadër të Podgoricës, mëson jozyrtarisht portali Malesia.org.
Sipas informatave tona, kundër kanë votuar dy deputetët e partive shqiptare, Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj. Kundër ka votuar edhe deputeti tjetër shqiptar Dritan Abazoviq nga Lëvizja URA.
“Unë kam votuar kundra Ligjit mbi organizim territorial dhe Kryeqytet kurse isha i përmbajtur mbi vetëqeverisje lokale dhe financimin e vetëqeverisjeje lokale”, ka thënë Nimanbegu.
Pro kanë votuar deputetët e DPS-së, SDP,-së, Partisë boshnjake dhe Partisë Pozitivna.
Një status i tillë është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Malësisë por dhe premtimet shumëvjeçare të DPS-së për një Komunë si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. /MALESIA.ORG/