Duke filluar nga 1 shkurti 2016, taksa për aplikimin e vizave amerikane e cila deri me tani paguhej përmes bankës, do të paguhet në Ambasadën e SHBA-ve në Podgoricë, në ditën e intervistës për vizë, njoftojnë në faqen zyrtare të ambasadës amerikane.
Shuma prej 160 dollar amerikanë do të paguhet vetëm në euro – 152 euro, sipas kursit të 5 janarit 2016.
Nga ambasada njoftojnë se taksa do të paguhet vetëm me para të gatshme (cash), dhe kërkojnë nga aplikuesit që të paguajnë në shumën ekzakte (152 euro). Kartat e kreditit nuk pranohen, njoftojnë nga ambasada amerikane në Podgoricë. /MALESIA.ORG/