Mali i Zi ka sistemin shëndetësorë më të dobët në Evropë

kccgSipas raportit vjetor të Treguesit Evropian të Konsumatorit të Shëndetësisë (EHCI), Mali i Zi nuk ka lëvizur as në vitin 2015  dhe gjendet e fundit në listën e 35 shteteve te Evropës për sistemin shëndetësorë.

Sipas raportit, vendin e parë për sistemin shëndetësorë gjendet Holanda, e pasuar nga Zvicra, Norvegjia, Finlanda dhe Belgjika.

Kroacia nxënë vendin e 16-të, Maqedonia e 18-ta, Serbia e 30-ta, Shqipëria e 33-ta, ndërsa Mali i Zi e fundit (35-ta), me sistemin më të dobët shëndetësorë në Evropë. /MALESIA.ORG/