Qeveria fiton votëbesimin, deputetët shqiptarë shpëtojnë Qeverinë Djukanovic (video)

Genci-Nimanbegu-Nik-GjeloshajParlamenti i Malit të Zi votoi pro besimit të Qeverisë së drejtuar nga Milo Djukanovic. Nga 62 deputetë që votuan, mbështetje për Qeverinë votuan 42, ndërsa kundër ishin 20 deputetë.

Pro votuan deputetët e DPS-së, Pozitivnës, Partisë boshnjake dhe dy deputetët nga partitë shqiptare, Genci Nimanbegu nga Forca dhe Nik Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare. Kundër votuan deputetët e SDP-së tashmë ish kolegët e koalicionit qeverisës, të cilët ishin partnerë të DPS-së për 18 vite. Kundër votuan edhe deputetët e partive tjera opozitare.

Për të ruajtur pushtetin, Qeverisë Djukanovic i janë duhur 41 votë, çka nënkupton se votat e dy deputetëve shqiptarë, Nimanbegut i cili është edhe Kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë dhe Gjeloshajt, ishin vendimtare për shpëtimin e kësaj qeveri.

Pro votuan natyrisht edhe deputetët shqiptarë nga DPS-ja, Nikollë Gegaj, Halil Dukoviq dhe Luigj Shkrela. Ndërsa kundër votoi deputeti nga lëvizja qytetare (jo-shqiptare) URA Dritan Abazoviq.

Edhe përkundër mos realizimit të të drejtave të shqiptarëve, deputetët nga partitë shqiptare që nga koha e Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Ferhat Dinoshës, vazhdojnë të përkrahin Qeverinë Djukanovic. /MALESIA.ORG/

Lidhur:
Nimanbegu do të përkrahë Qeverinë e Djukanovic-it               

Nik Gjeloshaj deklaron se do të përkrahë Qeverinë Djukanovic