Bujaria e malesoreve ka krahet e engjelloreve

Lek LeciShkruan: Zef Pergega

Jane te njohura bujarite e malesoreve qe jetonje ne SHBA. Per to eshte shkruar dhe do te shkruhet se gurra e tyre u jep drite krojeve te vlerave te larta njerezore.

Me 22 shkrur 2016 shoqata e Malesise Madhe shtroi nje darke ne lokalin e kishes se Shen Palit, jo per te festuar dekoraten “Urdheri i Lirise” te akorduar nga Presidentja e Kosoves, por per te mbledhur ndihma per malesoret ne nevoje qe jetojne ne trojet e tyre ne Malesi te Madhe ne Mal te Zi. Dhe jo pak por 32 mije dollare ne pak ore. Ne keto ndihma me se shumti dha Simon Palushaj me 16 mije dollare dhe Pero Stani me 3 mije dollare, te cilet spikasin me humanizmin e tyre ne disa aktivitete kulturore dhe investime ne vendlindje.

Ne darken e shtuar moren pjese edhe shqiptare ne trojet e tyre ne Shqiperi dhe ne Malesi, te cilet edhe ata dikush me shume e dikush me pak kontribuan ne fondin e pervitshem qe u dergohet nevojtareve ne Malesi. Luigj Gjoka e ka te caktuar tash 14 vjet normen prej nje dollar ne dite ose 365 dollare ne vit. Ne fjalen e tij Gjokaj tha se per 14 vjet jane derguar ndihma ne vlere 946 mije dollare nga te cilat 176 mije per shtepine mortore ne Tuz dhe 50 mije per shtatoren e heroit te popullit Ded Gjo’lulin, e cila u inagurue ne Tirane.

Ne fjalen e tij Lek Leci Gjonaj ne cilesine e kryetarit te shoqates Malesia e Madhe tha se motoja e kesaj darke eshte ndihma per studentet malesore qe studiojne ne universitete dhe dege te ndryshme, te cilet duke u diplomuar do te kthehen ne te mire te Malesise. Nga kjo ndihme kane perfituar shume familje malesore. Malesia ka nevoje per ndima, per investime, per perkrahje, ka nevoje per lobim e ngritje zani, per te gezuar te drejtat sipas konventave nderkombetare. Viset shqiptare nen Mal te Zi jane te pasura me resurse dhe jane me te pazhvilluara se kombesite e tjera qe jetojne ne kete shtet. Malesia sa te kete bijte e vet ne Amerike nuk guxon te vuaj! Me 8 shkurt 2015 u mbodhen 43 mije dollare, te cilat u shperndane si vijon: Shoqates “Martin Dreshaj” nje mije dollare, Kisha e Kastratit 2 mije dollare, Kristian Camaj 1500 dollare, Shtjefen Ivezaj 1800 dollare, studenteve nga Malesia 15700 dollare, shoqates “Dukagjini” 500 dollare, tifozave kuq e zi nje mije dollare. Grupit “Shqiponja” nje mije dollare, portalit “Malesia.org” nje mije dollare. “Alb Tv USA me pronar Gani Vila ne Detroit nje mije dollare, Tv Boin 1700 dollar, Shoqata “Labeatet” dy mije dollare., Pashk Nicaj nepermjet Nikoll Camaj tre mije dollare, dy mije dolare per ujet e pijshem ne Malesi, Dede Pjetrit Bojaj dy mije dollare. Me inisiativen e dy shoqatave te Malesie nga ajo ne Detroit u mbodhen 32 mije dollare dhe ajo ne New-York 23 mije dollare per ngitjen e permendores se Ded Gj’lulit dhe 16 500 dollare jane dhene per bursat e studenteve ne Malesi.

Ne kete darke folen edhe Shtjefen Palushaj e Rush Dragu, te cilet shprehen nevojen e nguteshme per financimin e shkolles shqipe ne Detroit. Masho Uli ngriti shqetesimin se kjo bujari duhet te kthehet dhe nga vetja per te realizuar ato nevoja qe kane shqiptaret dhe familjet e tyre ne megrim. Pershendeten takimin edhe Ndue Ftoni e Luigj Sterbyqi.

Darken e shtruar me kete rast e mbuloi keshilli i kishes se Shen Palit

Si konkluzion i diskutimeve: Te mendojme globalisht dhe te punojme lokalisht. Te nderojme njerezit qe kane kontribute ne humanizem, ne lemin e dokumentimit historik, letrar e kulturor dhe t’u krijojme sa ma shume hapsire njerezve e sidomos intelektualeve qe te kene respekt per ata qe marrin detyra mbi supe.