Shoqata Malësia e Madhe, New York, mbajti Kuvendin e saj

sh malesia  e madhe ny kuvendi 2016Beqir SINA Yokers – New York

Shtyhet vendimi për Zgjedhjen e Këshillit Drejtues të Shoqatës Malësi e Madhe , NY, ndërkohë, miratohet propozimi i kryetarit për mbajtjen e mbrëmjes festive në përkujtim të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, në Queens – New York, si vendi më i përshtashëm për mbledhjen e të gjithë malësorve nga të pesta lagjet.

YONKERS NY : Me një pjesmarrje jo-fort të dëshirueshme,( më shumë se 40 veta ) dhe me një debat mjaft konstruktiv, e demokratik, dje(e Diele me datën 6 Mars 2016 ) , në Royal Regency, shoqata më e re e kominitetit, me anëtaret e rregullt të Shoqatës Malësi e Madhe, me seli në New York, nën udhehqjen e kryetarit të saj Ejllo Berishaj dhe nën kryetarit Nikoll Junaçaj mbajti mbledhjen e përgjithshme.

Si fillim Kryetari Ejllo Berishaj mbajti raportin vjetor të cilin më poshtë do t’a gjeni të plotë.

Mungesa e kourumit – me anëtarësinë e rregullt të shoqatës, si rezultat e debateve të brendshme, nga disa anëtarët e rregullt, bëri që mos të bëhej Zgjedhja e Këshillit Drejtues të Shoqatës Malësi e Madhe , NY, e cila ishte në rend të ditës .

Por, për respekt të statusit të kësaj shoqate, dhe mungesave që u vrejtën nga folësit, bëri që mbledhja e radhës të mbahet mbas dy javë – Me një vendim, i cili u aprovua nga anëtarët pjesëmarrës u vendos që mbledhjen e ardhëshme edhe në se nuk ka kourum do të bëhet Zgjedhja e Këshillit Drejtues të Shoqatës Malësi e Madhe , NY. me 21 anëtar të propozuar dhe të votuar.

Në këtë debat me argumentet e tyre, u përfshinë kryetari, Ejllo Berishaj -Nikollë Junçaj, Gjokë Gojçaj, Gjon Ivezaj, Gjergj Dedvukaj, Kolë Gjelaj, Mark Ulaj, dhe Tomë Ulaj.

Folësit u përqendruan në mënyrën sesi e argumentojë i pari Gjokë Gojçaj, dhe më pasë Gjon Ivezaj, propozimin e rendit të ditës, të bërë nga kryetari Ejllo Berishaj, për tu zhvilluar proceduara për zgjedhjen e 21 anëtarve apo jo!?

Gojçaj tha se “Nuk kish mundur me e ba një veprim të tillë, sepse është shkelje e rëndë statutore. As me propuzue dhe leje ma me e ba zgjedhëjen e 21 anëtarëve. Kurr farë organi, tha ai dhe të mos sjellim asnjë vendimi që i adreson Kuvendit të shoqatë Malësia e Madhe në New York, për arsye se është veprim jo statutorë”

Siç e dimë, pohojë Gojçaj, demokracia nisë atehere kur gjërat fillojnë qysh në “majat e gjilpërës”, pra edhe nga më të voglat”, çka do të thotë simbas mendimit tim, tha ai :” Po qese se ne i shkelim këto rregulla, pra jemi të parët statutin tonë, atëhere çfarë presim nga ai që ështe jashtë kësaj mbledhje.

Gojçaj u shpreh se :“Ndoshta, kjo nuk ka për të çuar shumë pluhur, por ndonjeri ka me e parë se diçka mungon në këtë shoqatë!, dhe do të mendojë se “ A na mungon serioziteti, përkushtimi, i shoqatës, dhe, a shihen këto si metoda të vejtra, “ma mirë me ba diçka se sa të mos bëjmë fare”.

Pra si konkuzion tha Gojçaj, për mendim tim nuk kishim me “guxue” me ba zgjedhje në këto rrethana që jemi sot, prandaj propozojë, tha ai t’a shtyjmë marrjen e propozimit dhe vendimit për një afat tjetër, brenda dy jave , tha Gjokë Gojçaj, diskutim ky që më pas ndezi një debat kosntruktiv.

Duke ju përgjigjur “variantit” Gojçaj, e mori fjalën Gjon Ivezaj, i cili ishte i mendimit simabs argumentave të tij, se sa herë ne të mblidhemi , asnjë herë nuk do t’i bëjmë 100 anëtarët bashkë, kjo është krejt e pa mundur, mbasi ka edhe shoqata e organizata në komunitet shumë më të vjetra sesa kjo e jona edhe më me provojë , por që vuajnë nga e njëjta “epidemi”, mungesa e kourumit, në mbledhjet vendim marrëse.

Ivezaj, tha se :“Kjo vjen ngaqë kjo është diçka vullnetare, dhe, nuk ështe obligative, që i “detyron” atëtarët e shoqatës, tonë për të qenë ne si në rastin konkret, këtu sot me propozue dhe me marrë vendime. Pra, kjo është lënë me qëllim” tha ai.

“Simbas, statusit, të saj, me qëllim nuk është caktuar që disa vendime të merren edhe pa shumicën, sepse ne kurrë nuk kishim me pru vendime ngaqë nuk mundemi me i ba edhe 50% të anëtarve”, tha Ivezaj.

Duke kaluar në pikat e tjera të rendti të ditës, u vendos që në Prill të mbahet mbrëmja festive në përkujtim të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, në Queens – New York, si vendi më i përshtashëm për mbledhejn e të gjithë malësorve nga të pesta lagjet.

Në fund pati edhe disa anëtarsime , me anëtarësimin në shoqatën e tyre Malësi e Madhe , NY, që kështu edhe ata me kete rast të bëhen edhe anëtarët e rinjë, pjesë aktive e rrugëtimit të përbashkët të shoqatës se tyre, duke aderuar me anëtarësimi e rregull në familjen e Madhe të malësoreve në SHBA.

Fjala e plotë e kryetarit Ejllo Berishaj :

Përshëndetje te nderuar anëtar te rregullt te shoqatës tone te përbashkët Malësi e Madhe, NY.

Qe ne fillim shpreh respektin tim ma te lart për ju dhe përkrahjen tuaj ta vazhdueshme ndaj kryesisë dhe besimit qe keni në ne.

Kam kënaqësinë sot te deklaroj se përkrahja dhe mbështetja e juaj te nderuar anëtar po jap edhe rezultatet e veta, ku vitin e kaluar kemi pasur 20 anëtar ndërkaq sot numërojmë afro 100 anëtar te rregullt.

Kjo rritje është nder dhe kënaqësi për çdonjërin nga ne, por është edhe motivacion qe sëbashku te vazhdojmë rrugëtimin tone te përbashkët dhe fisnik ne te mire te vendlindjes dhe diasporës tonë.

Ne shqiptaret botes ia kemi dëshmuar ne vazhdimësi se jemi popull me vlera te veçanta njerëzore dhe se harmonia e jone është shembull për te te tjerët, po ne këtë frymë po ecën edhe shoqatat e jone ku sot jemi te gjithë bashk pa asnjë dallim fetar apo partiak por taman si vëllezër te një gjaku dhe një flamuri.

U jam mirënjohës dhe çmoj ne pafundësi ketë aspekt te shoqatës tone qe besoj qe jemi liderë e te gjitha shoqatave tjera ne ketë drejtim.

Sëbashku me ju shoqata e jone gjat vitit 2015/16 eci me hapa te sigurt duke finalizuar shume aktivitete me sukses dhe siç thotë populli me faqe te bardh, si psh.

Fushata për ngritje Fondesh për ndertimin e permendores se Pater Zefit qe u vendos ne oborrin e Kishes se Hotit dhe nje pjes e mjeteve financiare u ndane edhe per shkollen ne Sukruqe pastaj per Funeralin e Malësisë, për ndërtimin dhe vendosjen bustit te heroit tone kombëtar Ded Gjo Lulit ne Tirane, bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me shoqatat tjera si motra këtu ne komunitetin tone dhe organizmi i piknikut ma te madhe te përbashkët mbajtur ndonjëherë ne komunitetin tone, organizmi i Festes se Flamurit, organizmi i 8 Vjetorit te Pavarësisë se Kosovës.

Përkushtimi i shoqatës tonë te përbashkët te çmuar anëtar po dëshmohet me vepra konkrete duke investuar ne rinin tone dhe edukimin e gjeneratës se re ne vendlindje. Mburremi qe këtë vit si asnjëherë ma pare dërguam ne vendlindje studenteve tan 73 bursa dhe ishte hera e pare qe ne kte aktivitet u bashkangjite edhe Shoqata Malesia e Madhe e Detroitit .Gjithashtu gjate ketij viti Kryesija e Shoqates sone ne bashkepunim me shoqaten MM e Detroitit bem nje platform per partite politike ne Malesi qe tentuam te i bejm se bashku dhe te dalin ne votime te perbashket me arsye qe krejt votat e Malesorve te mbeten ne malesi ashtu qe do fitohej pushteti lokal dhe do ken se paku 2 deputet por ata qe nevet na premtuan nuk e mbajten dhe nevet jemi distancua nga te gjitha partit politike dhe kemi marre vendim qe mose te perkrahim asnje parti politike apo indivit pa u bashkua dhe nevet do vazhdojme tentimet tona per kte bashkim .Gjithashtu ne Dhjetore mbajtem edhe Oren Letrare kushtuar 100 vjetorit te Vrasjes se Heroit tone Ded Gjon Lulit .Kto jane aktivitet tona me te randesishme te shoqates Sone gjate vitit 2015 dhe fillimi i vitit 2016 .Gjate ketij viti te kaluar Kryesija e Shoqates ka ber shume takime me individe te ndryshem vetem e vetem per te rrite shoqaten dhe per te pase antare sa me shume .Une besoj se tash e tutje nevet duhet punojme edhe me shume qe te afrojme te gjithe Malesoret dhe te behen antare te kesaj shoqate qe per dite e me teper po behet me e fuqishme dhe luan nje rrol te posacem sot ne diaspor .Per kte Ju lumtë vëllezër meritat ju takojnë ju dhe te gjithe donatorëve dhe atyre qe na perkrahin .

Paçit faqen e bardhe ju dhe familjet tuaja

Sot kur jemi fuqizuar dhe numërojmë mase afro 100 anëtar e shoh te udhës qe ne te zgjedhim Këshillin Drejtues te Shoqatës, organ ky ekzekutiv qe do te jet i mbikëqyrur nga Kryesia e shoqatës për mbarëvajtjen sa ma te mire te çdo aktivitetit te shoqatës Malësi e Madhe ne New York.

Kryesia ka vendosur qe Këshillin Drejtues te Shoqatës te ketë 21 anëtar por nëse është e nevojshme ky numër mund te rritet.

Kryesia do te propozoj 12 anëtar te Këshillin Drejtues te Shoqatës, dhe kjo me arsyetimin se ju e dini se shoqata e jone është bashkim i 2 shoqatave te mëparshëme at te Ded Gjo Lulit dhe Fondit Humanitar Malësia, nisur nga ky fakt ne duhet te respektojmë vendimin e kryesisë, ndërkaq 9 anëtaret e tjerë do te propozohen nga Ju.

U jam mirënjohës me shpresën se gjithnjë do te mirëkuptohemi dhe si gjithnjë te vazhdojmë te jemi shembull i unitetit, tolerancës dhe bashkëpunimit.

Ju falemnderit