Dragicevic në vend të Gjeloshajt

dragocevicDeputetja e Iniciativës Qytetare Kroate Ljerka Dragicevic do të jetë shefja e grupit parlamentar të partive të pakicave në tetë muajt e ardhshëm.

Siç është deklaruar, në bazë të marrëveshjes së grupit parlamentar të partive shqiptare; Forcës dhe Alternativës Shqiptare, Iniciativës Qytetare Kroate dhe Partisë Liberale, Dragicevic do të jetë kryetarja e grupit të partive të pakicave nga 20 marsi deri në 20 nëntor.

Me formimin e grupit parlamentar të partive të pakicave ishte pajtuar që shefi i grupit të bëhët me rotacion çdo 8 muaj.

Këtë funksion para kryetares së re e kishte deputeti i Alternatives Shqiptare Nik Gjeloshaj. /MALESIA.ORG/