Ditën e hënë,më 07 Mars 2016, nëpër një mot të lig me shi, breshër, erë dhe me dëborë, që mbretëronte në tërë teritorin e Malit të Zi , me rastin i Ditës së mësuersit, Z. Nikollë Camaj, veprimtar i çështjes kombëtare, sekretar i parë i LDnë MZ, njëherit edhe kryetar i Degës së LD për Tuz dhe Malësi, i gëzoi pamasë studentët shqiptarë nga Rozhaja duke iu sjellur bursat, dhurata të Shoqatave patriotike ,,Malësia e Madhe”, nga Detroiti dhe New Yorku nga SHBA.
Z.Nikollë Camaj para se t’ua ndante bursat i përshëndeti të pranishmit dhe u uroi Ditën e mësuesit “të gjithë atyre që punojnë në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinjë”. Ndër të tjerat ai tha se erdhi në këtë këtë cep të Shqiptarisë këtu në Mal të Zi, për të përkujtuar këtë Ditë të madhe të gjithë kombin shqiptar, por edhe për të përcjllë përshendetjet nga vëllazërit tuaj që jetojnë në SHBA.
“Po në këtë ditë të madhe erdha këtu në mes të shqiptarëve, të trojeve etnike, edhe për të festuar bashkë me ju, por njëkohësisht edhe për t’i gëzuar sadopak studentët e kësaj treve me një ndihmes që për ta e ndanë Shoqatat shqiptare e atdhetare ‘’Malësia e Madhe’’ nga Detroiti dhe New Yorku, në formë të burse, në vlerë prej 300 $ për secilin studentë. Unë në emrin tim dhe në emrin e bashkatdhetarëve nga Amerika ju uroj studentëve që sadopak t ‘ua lehtësojnë studimet kudo që janë nëpër Kosovë nëpër Universitete të ndryshme duke vazhduar studimet me sukses “.
Përpos të tjerash z. Nikollë Camaj shtoi:
“Ky akt humanitar i ndarjës së bursave u bë me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit shqiptar, të cilët në vazhdimësi ishin në shërbim të atdheut dhe misionit të shenjtë për dhënie të dijës dhe nxerrje të kuadrove, të zotë, të shkencës dhe artit. Në nderim të mësuesve ishin dhe janë atdhetarë të shumtë nga e gjithë bota, e në veçanti dallojmë shqiptarët në Amerikën e largët . Ata në këtë ditë të shenuar edhe njëherë sikur gjithëmonë ,,ndanë kafshaten e gojës,, me të tjerët nevojtarë dhe dedikuan ndihmë të çmueshme për të gjithë ata studentë nga Malësia, por sivjet e panë të udhës që nga fondi i vet, një pjesë të të hollave ti ndajnë edhe për Malësinë e Rozhajës, si pjesë e pandar e trungut shqiptar. Vëllezërit tonë nga diapsora nuk njohin dallime ndër shqiptar, as krahinore, as politike, e asfar dallimesh tjera. Ata na duen të jemi një dhe ashtu veprojnë. Bursat për studentët nga Rozhaja u ndanë në bazë të kërkesave që i parashtruan pas bisedës që pati Haxhi Lajçi me krytarin e Shoqatës nga Detroidi, z. Lekë Gjonaj, i cili edhe premtoi se do të angazhohet që edhe në të ardhmen, që shqiptarët nga Malësia me banim në SHBA, të përkujdesen edhe për studentët nga Rozhaja, me shpresë se Rozhaja prap do të frymojë shqip” tha ndër të tjerat z. Camaj.
Pas fjalës së Z.Nikollë Camaj mori fjalën inicuesi i këtij projektit , z. Haxhi Lajçi i cili në mes tjerash tha:
Disa muaj më parë, në një Simpozium shkencor ,,Tuzi dhe Malësia flasin shqip, të mbajtur në Tuz me 23 gusht të vitit 2015, ku mora pjesë edhe unë, pata fatin të takohem me kryetarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane ,,Malësia e Madhe” nga Detroiti, Z.Lekë Gjonaj. Fillimisht e njoftova prej nga vijë, e pergëzova për punën që kanë bërë vite me radhë rreth çështjes kombëtare si për ftesat që na i kishin bërë edhe neve shqiptrëve nga Rozhaja, për të qenë pjesë e Simpoziumit. Në këtë Simpzium shkencor mori fjalën edhe veprimtari nga këto anë z. Ali Daci me temën : ,,Shpërngulja e dhe asimilimi i shqiptarëve nga Malësia e Rozhajës”,.
Zotëri Gjonaj e njoftova për vështirësitë që kemi ne shqiptarët e Roshajës në shkollimin e studentëve tanë, të clët studijojnë kryesisht në Kosovë .
Gjonaj, menjeherë, pa hezitim, me tha që të kompletojë sa më parë dokumentacionin e studentëve të rregullt nga Rozhaja dhe të konkurojnë, ashtu siç konkurojnë studentët nga Malësia. Këto dokumenta të studentëve konkurues nga Rozhaja i dergova Z. Nikollë Camaj i cili menjëherë ua dergoi Shoqatave në SHBA, e së shpejti erdhi edhe përgjegja pozitive për këta studentë:
1.Adelina J. Daci , studente në Kolegjin ‘’Fama’’,Prishtinë
2.Agnesa Z. Daci, studente në Universitetin ‘’Hasan Prishtina’’,Prishtinë.
3.Edona H. Lajçi,studente në Univesitetin’’Haxhi Zeka’’,Pejë.
4.Arben R. Daci,student në Universitetin ‘’Haxhi Zeka ‘’, Pejë.
5.Egzon Lajçi ,studet në Universitetin ‘’Hasan Prishtina ‘’,Prishtinë.
6.Kenan Z. Daci,student në Univesutetin ‘’Haxhi Zeka,Pejë.
7.Eron H. Lajçi,student në Kolegjin ‘’Dukagjini ‘’, Pejë.
Pasi morën bursat pata rastin të intervistojë dy nga studentët: Agnesa Dacin dhe Edona Lajçin, të cilat çmojnë lartë këtë ndihmë finansiare. Kjo ndihmë sa që është e domosdoshme për neve, është shumë e veçantë sepse na vjen nga vëllëzërit shqiptarë të një gjaku, shqiptarët e Amerikës së largët të cilët nuk na njohin fare. Falenderojmë nga zemra, thonë këta studente, në emrin tonë edhe në emër të gjithë studentëve tjerë veprimtarin edhe Z. Nikollë Camaj nga Tuzi, i cili që nga fillimi përkrahu pa rezervë nisijativen e mësuesit tonë të dikurshëm Z. Haxhi Lajçi, por gjithësesi falenderimet kryesore shkojnë për ata bashkatdhetarë në SHBA, të cilët na i ndanë këto bursa. Ato vlerësojnë se këto ndihma finansiare ua kanë shtuar moralin dhe ua kanë dhëne fuqi që të vazhdojmë mësimin e të përfundojmë në afat të caktuar studimet.
Edhe prindërit e këtyre studentëve, të cilët me peripeti e vështirësi të mëdha janë duke vetfinansuar fëmijët e vet, vite me radhë pa ndihmen e askujt në botë, i falenderojnë bashkëatdhetarët nga Malësia, me banim në SHBA, të cilët na befasuan për të mirë . Edhe prindërit e çmojnë lartë këtë gjestë human dhe shumë me vlerë. Ata u rrisin nderin dhe bujarinë që Malësorët e kanë pasur gjithëmonë në të gjitha kohërat. Shqiptarët në Amerikë ishin, janë dhe gjithmonë do të jenë baza e të gjitha zhvillimeve kombëtare. Gjë që gjenerateve të reja do tu mbetet obligim që të mësojnë sa më shumë, të punojnë në arsimimin e lartë të tyre dhe të jenë vazhdimisht në shërbim të intersave të vendit .