Ulqin: Cungu kryetarë i ri i Komunës

Nazif CunguKëshilltarët e Kuvendit komunal të Ulqinit zgjodhën sot kryetarin e ri të Komunës Nazif Cungun.

Cungu, sipas marrëveshjes së koalicionit do të jetë në krye të Komunës së Ulqinit në dy vitet e ardhshme.

Me shumicë votash gjithashtu sot u zgjodh edhe kryetari i kuvendit komunal të Ulqinit Loro Nrekiq nga DPS-ja.

Zgjedhjen e Cungut dhe Nrekiqit e përkrahën përfaqësuesit e shumicës së porsaformuar në Komunë të Ulqinit: DPS-së, Forcës, Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Unionit demokratik të Shqiptarëve.

Duke thënë se nuk dëshiron të jetë pjesë e lojërave politike në votim nuk morri pjesë Hajredin Kovaçi, këshilltari i Lidhjes demokratike në Mal të Zi, e i cili është pjesë e Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”.

Pas Seancës solemne të Kuvendit Komunal, ish kryetari Fatmir Gjeka i bëri zyrtarisht dorëzimin e postit të kryetarit të sapo emëruar. /UL-info/MALESIA.ORG/