Nik Gjeloshaj prej sot nuk është më anëtar i klubit të deputetëve të partive të pakicave.
Klubi i partive shqiptare, Forca dhe Alternativa Shqiptare, Iniciativës Qytetare Kroate dhe Partisë Liberale, nuk ekziston më, ka deklaruar deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj.
Ai për këtë lajmëroi edhe kryetarin e Kuvendit Ranko Krivokapic.
“Ju lutem të konstatoni që klubi me emrin e sipërpërmendur nuk ekziston më. Siç qëndron në emrin e klubit partitë shqiptare në shumës dhe në kllapa shkurtesa e partisë politike të cilën unë e përfaqësoi, Alternativa Shqiptare, duhet të konstatohet ashtu si propozova. Po ashtu, marrëveshja për formimin e klubit e cila është nënshkruar, e në të cilën përmendemi si themelues të klubit nuk është më valide, tha Gjeloshaj në letrën e dërguar Krivokapic-it.” /UL-info/MALESIA.ORG/