Komuniteti Shqiptar në New York organizon mbrëmje festive në nderë të 6 Prillit

kryengritja e malesiseLajmërojmë komunitetin shqiptar se Shoqata “MALËSIA E MADHE” me veprimtari në New York , në kujtim të 105 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe , organizon mbrëmje festive .

Ky aktivitet do të mbahet me 9 prill , 2016 në restorantin MAESTRO’S ne Bronx, duke filluar nga ora 6:00PM .

Ne këtë mbrëmje do te kemi mysafirë nga vendlindja dhe komuniteti , përfaqësuesit diplomatik e dy shteteve shqiptare Shqipërisë dhe Kosovës , klerikët dhe personalitete të njohura të komunitetit tonë.

Për këtë mbrëmje kemi angazhuar shume këngëtare të njohur të komuniteti , qe do të na argëtojnë me kënge e valle burimore nga të gjitha trevat shqiptare. Ndërkaq enkas nga vendlindja për këtë mbrëmje dhe argëtimin tuaj do vije edhe këngëtari Jasmin Nikaj .

Ejani te kujtojmë dhe festojmë sëbashku këtë ngjarje me rendësi të veçantë për historinë e gjatë e të mundimshme , por edhe krenari e e lavdishme e popullit shqiptar .

Hyrja është 70 dollarë kurse për fëmijë 35 dollarë .

Për bileta dhe informata te tjera mund te kontaktoni; Ejllo Berishaj , Gjon Gjokaj , Mark Berishaj , Fado Decaj , Nikoll Juncaj dhe Vasel Ulaj

EJANI JU MiRËPRESIM