Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj ka përsëritur edhe një herë, se pret që shqiptarët të jenë pjesë e qeverisë së re të Djukanovic-it.
“Besoj se do të dakordohen kërkesat në lidhje me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të koalicionit shqiptare në Qeveri. Krahas pjesëmarrjes në qeveri, kërkojmë zgjedhje në Malësi për komunë në kuadër të kryeqytetit”, tha Gjeloshaj në një bisedë për gazetën “Dnevne Novine”.
Ai tha se do të ishte i papërshtatshëm përjashtmi nga Qeveria i pakicës së vetme të vërtete, gjuhësore dhe kombëtare në Mal të Zi.
Gjeloshaj, ashtu si dhe deputeti tjetër nga partia tjetër shqiptare në Parlament, Genci Nimanbegu, në janar të këtij viti votuan pro Qeverisë Djukanovic. Dy votat e deputetëve shqiptarë ishin vendimtare për shpëtimin e qeverisë.
Gjeloshaj tha se vota e besimit ndaj Qeverisë Gjukanoviq, është votë për atë që qeveria duhet të bëjë nga shkurti i këtij viti dhe se për këtë ka marrë përgjegjësinë si anëtar i Alternativës Shqiptare. /MALESIA.ORG/