Rexhep Lika: Islami nuk e pranon terrorizmin

Rexhep Lika“Islami nuk e pranon terrorizmin, përkundrazi e gjykon dhe e ndalon atë rreptësisht. Për me qenë besimtarë i bindur, duhet me pasë vullnet të lirë. Besimi me dhunë nuk ka vend në zemrën e njeriut”, ka thënë ish krye-imami i Ulqinit Rexhep Lika.

Qeveria e Malit të Zi ka hartuar një strategji të re kombëtare lidhur me shtetasit që janë rekrutuar ose përpiqen t’i bashkohen xhihadistëve në Siri dhe Irak. Është krijuar një njësi e veçantë e zbulimit për të trajtuar ekstremizmin e dhunshëm.

Sipas të dhënave të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare, mbi 30 shtetas të Malit të Zi kanë marrë pjesë në luftën në Siri dhe 4 prej tyre kanë vdekur atje. Mes tyre ka edhe shqiptarë, shkruan Zeri i Amerikës. /MALESIA.ORG/