Drejtori gjeneral në drejtorin e arsimit të popujve pakicë Marash Dukaj ka njoftuar sot se Shkolla Fillore “Bashkimi” në Skorraq në të ardhmen do të mbajë emrin e Heroit Kombëtarë Dedë Gjon Lulit.
Dukaj përmes një postimi në faqen e tij të facebook-ut ka shkruar se ministri i arsimit Boskovic ka dhënë përkrahje të parezervuar.
“Në këtë datë të shënuar të kombit tonë, dua të ndaj me ju një lajm të rëndësishëm që lidhet pikërisht me ngjarjen e sotme, pra 6 Prillin! Ka pothuajse njëzet e më shumë vite që hotjanët dhe drejtuesit e shkollës së tyre kërkojnë që shkolla “Bashkimi” në Skorraq të quhet “Dedë Gjon Luli“, shkruan Dukaj.
“Posa jam emëruar në drejtorinë e arsimit kam inicuar këtë çështje, ku kam has në përkrahje të parezervë të ministrit, z. Boshkoviq. Me kënaqësi të veçantë dua të ju njoftoj që ne, si Ministri e Arsimit kemi realizuar të gjitha procedurat dhe ia kemi përcjell organeve të kyeqytetit, që kjo shkollë në të ardhën ta mbajë me kranari emrin e heroit kombëtar, Dedë Gjon Lulit!”, shruan në postimin e tij. /MALESIA.ORG/