“Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump për president”.
Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Zonën e Debatit në Klan Kosova.
Rama ka treguar se është lutur që kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të mos zgjedhet në këtë post.
Ai ka thënë se nëse ndodh që Trump të zgjedhet si i pari i SHBA-së, atëherë do të përkeqësoheshin marrëdhëniet diplomatike në mes të shqiptarëve dhe amerikanëve. /Blic/MALESIA.ORG/