KKSH dhe partitë politike shqiptare dënojnë djegien e flamujve

shq-ksKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, shpreh shqetësim të thellë dhe dënon ashpër, shfaqjen e akteve vandale, djegien e flamurit të Shqipërisë dhe Kosovës në Podgoricë, para selive të Ambasadave.

Dukuri të tilla nuk janë gjë tjetër përveç akte të shëmtuara, shfaqe të urrejtjes, tregues të mos respektit dhe mos tolerancë ndaj një kombi, prandaj si shoqëri kemi nevojë të punojmë më shumë në integrimin dhe avancimin e vlerave demokratike, kulturore dhe ndëretnike”, shkruan në reagimin e KKSH-së.

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Genci Nimanbegu ka kontaktuar sot me përfaqësuesit e të dy ambasadave, me SH.T.Z. Ernal Filo, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë dhe me zotëri Blerim Xhemajlin, përfaqësuesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës për tu njohur me detajet e ngjarjes.

Nimnabegu ka shprehur keqardhje për rastin e ndodhur, duke shpresuar se akterët e ngjarjes do të identifikohen dhe të vihet para drejtësisë.

Urojmë që raste të tilla mos të përseritën në të ardhmen dhe vendet e rajonit të ruajnë marëdhënjet e mira fqinjësore dhe të përshpejtojnë rrugën e tyre drejtë demokratizimit, emancipimit dhe integrimeve Euro-Atlantike”, përfundon reagimi i KKSH-së.

Diegia e simboleve tona – dëshmi e urrejtjes ndaj shqiptarëve

Lidhja Demokratike-Dega e Malësisë, si edhe Degët e Plavë-Gucisë dhe Ruzhajës, dënojnë ashpër këtë akt vandal dhe kërkojnë nga organet kompetente që urgjentisht t’i zbulojë akterët.

Mirëpo, duke e pasur të njohur përvojën nga rastet e ngjashme në të kaluarën, nuk do të na befasonte sikur edhe ky rast të kalohej pa ndëshkim.

Por, nëse edhe ky akt mbetet i pa hetuar, atëherë nuk është e vështirë të poentohet porositësi dhe as qëllimi i kësaj “vepre”, si edhe të atyre të mëparshmave.

Sido që të jetë, aktet e këtilla nuk mund të jenë shprehi e një shoqërie të emancipuar, e cila synon integrimet euroatlantike, siç pretendon Mali i Zi.

Veprat e këtilla gjejnë mbështetje vetëm në klerofashizmin serbomadh, por kurr nuk duhet harruar se edhe klika udhëheqëse, gjoja demokratike, malazeze, ka dalur nga i njejti shtrat ideologjik.

Në fund të apostrofojmë se incidentet e këtij karakteri, jo vetëm se nuk shkojnë në favor të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore midis Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, për çka po flitet me të madhe në Podgoricë, Tiranë dhe Prishtinë, por as nuk krijojnë ambient besimi brenda vet shtetit”, shkruan në reagimin e këtyre tre degëve të LdnëMZ-së.

Gjeloshaj, djegia e flamujve, akt barbar

Edhe deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj ka dënuar djegien e flamujve

Akte të tilla janë akte barbare, të njerëzve që duan dhe punojnë që të ndezin konflikte të ndryshme ndëretnike në vendin tonë, por edhe në të gjithë Ballkanin. Njerëz që urrejnë çdo gjë shqiptare, njerëz të pacivilizuar, që nuk duan ta njohin realitetin. Janë rrugaç dhe qyqarë” u shpreh Gjeloshaj.