Diaspora shqiptare në SHBA dënon ashpër aktin vandal në Podgoricë

shba diasporaDjegëja e flamujve kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë dhe Kosovës pran ambasadave të tyre në Podgoricë është një akt vandal i mentaliteteve primitive të fqinjëve tanë ballkanas. Aktet e tilla të urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe shteteve të tyre qesin në pah nivelin e lart të urrejtës që mbizotëron në mentalitetet e shoqërisë malaziase për çdo gjë që ka të bëj me qenien shqiptare si tersi.

Diaspora shqiptare në SHBA është e zhgënjyer thellësisht me mënyrën se si vallë për akte të kësaj natyre shteti i ashtuquajtur “demokratik” malazias asnjëherë nuk arrit të i qes para drejtësisë kryesit e këtyre sulmeve që në vazhdimësi po përsëriten duke acaruar deri në pikë të vlimit marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërshtetërore .

Diaspora shqiptare e cila ka qenë shpeshherë katalizator i shumë lëvizjeve të mëdha kombëtare, tërheq vëmendjen me përfundimin e qartë se nëse nuk merren masa adekuate për parandalimin e këtyre veprimeve antishqiptare, reagimi i jonë do jetë i vrullshëm dhe shume energjik, dhe se do kërkojmë që trevat e copëtuara padrejtësisht shqiptare të i kthehen trungut të ndarë atdheut deri me ndryshimin e kufijve artificial të vendosur në mes të shqiptarëve me forcë nga të tjerët.

Shoqatat:
Shoqata Atdhetare ’’Ana e Malit’’­New York
Shoqata Atdhetare ‘’Malësia e Madhe’’­ Detroit
Fondacioni ‘’Plavë Guci’’­ New York
Shoqata ‘’Malësi e Madhe’’­ New York
Fondacioni ‘’Dom Simon Filipaj’’­ New York
Shoqata Atdhetare ‘’Kraja’’­ New York

New York, Detroit
16 Prill 2016